Grabitet shtëpia e Simon Cowell

redaktor

Gjyqari i “ X Factor” dhe familja e tij, janë terrorizuar, pasi hajdutët kanë hyrë në orët e para të mëngjesit, në vilën e tij në Londër.  Ata  kanë grabitur para dhe bizhuteri, ndërsa brenda vilës 35 milionë dollarëshe të Cowell ishte e dashura e tij, Lauren Silverman dhe i biri, Eric.

“The Mirror” raporton se një burim u shpreh se incidenti ishte traumatik, por Simon është i lehtësuar që familja e tij është mirë dhe e sigurtë.

Grabitësit arritën të arratiseshin, përpara se policia të shkonte në  “Holland Park”, në perëndim të Londrës, ku gjendet vila luksoze e Cowell.

Edhe pse akoma nuk ka të arrestuar, policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.  Kjo nuk është hera e parë që shtëpia e gjyqtarit të “X Factor” synohet të vidhet, pas tentativës në vitin 2012, ku hajduti u fsheh brenda garderobës së tij gjigante.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *