Një shqiptar, 42-vjeç, u arrestua nga policia greke në Kleitoria, pasi u identifikua si grabitës i banesës së të moshuarit ku mori rreth 700 euro dhe një telefon celular.
Shqiptari ishte i maskuar, ndërsa mbante në dorë një sëpatë dhe një thikë. Policia i gjeti celularin dhe gjysmën e parave që kishte grabitur, duke ia rikthyer viktimës.
Ndaj shqiptarit, janë ngritur edhe akuza të tjera, si ajo e kërcënimit me armë dhe ajo e qëndrimit të paligjshëm në Greqi.
Dosja hetimore për të do të merret në dorëzim nga prokurori në Kalavryta.
