Grabiti biznesmenin dhe e mbylli në bodrum, dënohet shqiptari në Itali (Emri)

Gazeta Dita

Një gjykatë në Itali ka dënuar me 12 vite burg shqiptarin Emiliano Shota 27 vjeç, i cili akuzohet se është pjesë e një bande të përbërë nga disa shqiptarë të tjerë të cilët lidhën dhe grabitën një biznesmen më 16 dhjetor të vitit 2012.

Shqiptari Emiliano Shota ishte pjesë e një grupi kriminal i formuar nga dy shqiptarë të tjerë, Fabjon Vila dhe Simon Halilaj, të cilët janë në paraburgim si dhe sipërmarrësit italian Pierluigi Destri, 75 vjeç, i cili konsiderohet si koka e bandës, për të cilin Gjykata e Kasacionit, korrikun e kaluar, konfirmoi dënimin prej 30 vjetësh, raportojnë mediat italiane.

Shqiptarët grabitën në shtëpinë e biznesmenit të njohur Lerici Andrea Calevo, pronar i një kompanie ndërtimi rreth 3.000 euro para cash si dhe objekte me vlerë, ngjarje e ndodhur në 16 dhjetor 2012.

3 persona të armatosur pasi kanë kërcënuar me armë biznesmenin dhe kanë lidhur nënën e tij në karrige kanë marrë paratë dhe gjatë largimit e kanë lidhur biznesmenin në bodrumin e shtëpisë së Villa Pierluig në qytetin e Sarzana.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *