Grabiti me dhunë banesën, pranga 51-vjeçarit

Leda Hysa

Një grabitje me dhunë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës.

Autori është futur me forcë në një banesë dhe ka marrë një sasi parash.

Policia thotë se ka identifikuar autorin e dyshuar, i cili është arrestuar.

“Më datë 05. 08. 2018 u arrestua në flagrancë shtetasi F. Sh., 51 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se ka shkuar në banesën e shtetasit A. E., 29 vjeç , banues në Durrës, të cilin e ka goditur dhe më vijim i ka vjedhur me dhunë një sasi parash shtetases H. M., 44 vjeçe. Nenet 139, 88 të Kodit Penal”, bëjnë me dije uniformat blu

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *