Grabitja e 180 mijë dollarëve, nën hetim dy punonjësit e agjencisë

Elton Tafaruci
Forca te Policise, te cilet kane rrethuar vendin e ngjarjes prane hotel Sheraton, ku nje kambist eshte grabitur nga dy persona te armatosur dhe me maska, pasi kishte terhequr 18 milion leke te reja ne filialin e nje banke prane hotel Sheraton. /r/n/r/nPolice forces, who have surrounded the scene near the Sheraton hotel, where a cambist was robbed by two armed and masked, after having attracted 18 million lek in a bank branch near the Sheraton hotel.

Kamerat e Sigurisë së dy bizneseve mbrapa stadiumit “Qemal Stafa” kanë fiksuar qartësisht momentin, kur dy prej grabitësve të punonjësit të pikës së këmbit valuator janë larguar në drejtim të Liqenit Artificial.

Burime nga policia bëjnë me dije  per Klan se, pavarësisht se autorët duken të dy mbi motor, nuk arrihet të identifikohen elementë dallues të fytyrës.

Hetimet janë shtrirë kryesisht tek bashkëpunimi i personave të afërt dhe tek familjarët e pronarit të agjencisë së këmbit valutor me filal në bulevardin “Zogu I”.

Një burim i grupit hetimor i tha Televizionit Klan se, po hetohen të gjitha lëvizjet, telefonatat dhe mesazhet që kanë kryer dy të dëmtuarit dhe për këtë fakt atyre u janë sekuestruara dhe aparatet celulare.

180 mijë dollarë u grabitën mesditën e së martës në dalje të “Hotel Sheraton” nga dy persona, që më pas u larguan me motor.

Sipas policisë, grabitësit kanë qenë të paarmatosur dhe të pamaskuar dhe nuk kanë hasur në rezistencën e punonjësve të agjencisë së këmbimit valutor.

Nga pamjet filmike duket se, pasi shtyn punonjësin që kishte çantën me shumën e parave, grabitësi largohet qetësisht dhe askush nuk e ndjek nga pas.

Këto fakte, sipas policisë, e bëjnë të dyshimtë rolin e punonjësve të agjencisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *