Një 23-vjeçar është arrestuar sot për grabitjen e argjendarisë në Rrugën e Dibrës, ngjarje e ndodhur të mërkurën. Adrea Bregasi është vënë në pranga nga policia e Tiranës me dyshimin se është njëri prej grabitësve të argjendarisë “Gold”, në pronësi të familjes Sinanaj.
Policia bën te ditur se arrestimi i Bregasit u krye në një banesë në Durrës, ku ishte fshehur pas grabitjes spektakolare me armë. Policia ka gjetur aty edhe motorin e përdorur në grabitjen e gati 50 mijë eurove mall në argjendari. Kanë qenë pamjet e marra nga kamerat e sigurisë, ato të cilat kanë ndihmuar policinë për të identifikuar mjetin dhe për të dalë në përfundimin se ishte i njëjti i përdorur gjatë grabitjes së katër ditëve më parë, ku u plagos me mjete të forta pronarja e argjendarisë, Olta Sinanaj. Kjo e fundit është vajza e Rrapo Sinanaj, i vrarë në vitin 2012 gjatë një grabitjeje po në këtë argjendari. Hetimet në atë kohë çuan në arrestimin e Viktor Gushit, një i varur pas lojërave të fatit, i cili tashmë ndodhet prapa hekurave për vrasjen e Sinanajt dhe të një gruaje gjatë një tjetër grabitjeje.
I PERKEDHELURI I GJYKATES
Kur Angela Merkel I foli Kalifit te Tiranes per Gjin Gjonin, te gjithe beme shaka, nga pronuncimi I tij ne anglisht deri tek pasurite e pafund qe nuk dihet se nga vinin, dhe njezeri thame: ah keta qerratenj gjyqtare nuk u ngopen kurre.
Po raste konkrete te mosdenim-denimeve nuk patem me raste konkrete.
Dhe per çudi u shfaq keshtu papritur, mbi nje moto honda te kuqe, me skafander, bashke me nje tjeter, te godase me dorezen e revolverit punonjesen e nje argjentarie, te shtjere ne ajer me pistolete e te grabise gati tre kg. ar, ne nje dite te nxete gushti ne mes te Tirones se mbrojtur nga gangsteri Tahiri dhe po te shihni filmimet tek Oranews, ne kostum civil dallohet edhe Aleksandri i Vunoit Çipa (nuk na thane qe vajti ne ameriken e Arvizut per tu mireshkolluar pak dite me pare?).
Kete djaloshin çun i Hysenit dhe Dhurates, banues ne Don Bosko (dokumentat jane publike ne sitin e gjykates se Tirones) qe ne moshen 17 vjeçare vodhi portafolin e pare me para, dhe gjingjonisti Ilir Çeliku e denoi te punoje per Bashkine nr. 9 te Tirones 40 ore me nga dy ore ne dite. (Nr. V. 0733-22.05.2008)
Zuri mend Andrushi i vockel, jo. Nje tjeter gjingjonist Arben Micko, gjithnje per vjedhje e denon me 20 muaj burg ne 2009-ten (Nr. V. 1480-20.11.2009) duke e pezulluar vendimin e duke e vene ne prove per tre vjet, sepse, ajo qe eshte me qesharakja e Arben Mickos eshte qe konsiderohet si i pa denuar me pare.
Mbaroi me kaq, jo, miqte e gjingjoneve nuk kane fund. Kesaj radhe hyn ne lojen e ndyre Martin Deda. Perseri vjedhje embetur ne tentative, e meqenese eshte i varfer dhe ishte i dehur gjate aktit kriminal, e denon me vetem 6 muaj burg duke i shtuar dhe 2 muaj nga denimi i 2009-tes. (Nr. V. 676-30.04.2012).
Duhet te kete theritur me ze te larte Andrea Bregasi para grabitjes se fundit, me plagosje te nje te punesuare ne argjenterine e Tirones, faji i se ciles ishte qe ndodhej ne territorin e Gjin Gjonit, te Martin Dedes, te Ilir Çelikut e te Arben Mickos, rrofshin per jete gjyqtaret e Tirones, jane “çuna Tirone”!