jykata e Apelit lë në fuqi masën e sigurisë me 30 ditë paraburgim për Robert Kullën, njëri prej të arrestuarve për grabitjen e bankës në ish zonën e bllokut.
Me vendimin e sotëm gjykata nuk pranoi kërkesën e avokatëve për ndryshimin e masës së sigurisë
Roland Liti dhe Alan Babameto, edhe këta të dy të arrestuar për grabitjen e bankës ndodhen në masën e sigurisë “arrest me burg”.
Ata u arrestuan më 31 gusht 2016 por asnjëri prej të dyshuarve nuk ka pranuar në gjykatë përfshirjen ne grabitjen e bankës.
Grabitja e zbuluar më 8 gusht 2016 bëri bujë pasi autorët kishin shfrytëzuar katin e nëndheshëm të një pallati, që dikur përdorej si pub, prapa godinës së bankës së nivelit të dytë për të kryer punimet për çarjen e murit që do i ndihmonte të depërtonin drejt dhomës ku ndodhej kasaforta
