Grabitja e Bankës, policia arreston drejtorin me shefin e sigurisë

Elton Tafaruci

Një ditë pas grabitjes së 20 milion lekëve nga filiali i një banke të nivelit të dytë në zonën e ish-bllokut në Tiranë, policia ka vënë në pranga 2 persona.

Të arrestuarit janë drejtori i degës së filialit të Bankës së grabitur, Luigj Gjonaj si dhe shefi i sigurisë Florjan Skarra.

Arrestimi i tyre vjen pasi dyshohet se për ngjarjen kriminale autorët kanë bashkëpunuar me punonjës të bankës.

Ndërkohë pamjet filmike të një kamera të instaluar në dhomën e kasafortës së bankës, janë prova kryesore e policisë dhe prokurorisë së Tiranës. Filmimet e rregjistruara nga kjo kamera tashmë janë sekuestruar me urdhër të prokurorisë.

Sipas burimeve nga policia, në këto filmime njëra nga autorët e vjedhjes duket qartësisht në pjesën e fytyrës, pasi është kthyer në pjesën ballore të saj.

Aktualisht hetimet janë përqëndruar pikërisht në këtë moment me shpresën e identifikimit të shpejtë të autorit, që është fiksuar nga filmimet e kameras.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *