Pas grabitjes së bankës te Hipoteka ditën e djeshme, janë arrestuar dy persona për shpërdorim detyre.
Në pranga janë vendosur roja e sigurisë, shtetasi F.F 44-vjeç, dhe Operatori i Qendrës së Kontrollit, shtetasi R.K.
Mbi dy personat e arrestuar rëndon akuza për mos veprim të kryerjes së detyrës.
Sakaq, nuk bëhet i ditur identiteti i grabitësit, ndërsa policia është duke punuar për arrestimin e tij.
