Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet pa autor për vjedhjen e rreth 2 milionë eurove nga një bankë e nivelit të dytë.
Prokuroria njofton se ka dërguar për gjykim dosjen hetimore ndaj 8 personave, 7 prej të cilëve punonjës të kompanisë së sigurisë “Euro Gjici”, në pronësi të Safet Gjicit.
Ata akuzohen për “shpërdorim detyre”.
“Këta persona akuzohen se, duke qenë në detyrë, nuk kanë reaguar gjatë një grabitjeje me armë që iu bë një furgoni me paratë e një banke të nivelit të dytë, i cili ishte nën përgjegjësinë e tyre”, sqaron prokuroria.
Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë më 13 shkurt të vitit të shkuar.
“Ndërkohë që po vijojnë hetimet për autorët e grabitjes”, thotë më tej Prokuroria,
Në përfundim të hetimet, Prokuroria e Tiranë dërgon për gjykim shtetasit:
- Qirjako Tace
- Robert Felah
- Isuf Gjici
- Artan Dervishi
- Tomorr Hidri
- Dritan Duka
- Ilir Syla
- Sajmir Nikoçi. /Dita/
