Grabitja e bankës tek “Rruga e Kavajës”, me pistoletë lodër

Dita

Grabitja e një banke është kryer me një pistoletë lodër.

Tre 19-vjeçarët të arrestuar që morën 8 milionë lekë, kane shprehur pendesë përpara gjykatës.

Ata kanë studiuar mirë terrenin dhe filialin e bankës që do të grabisnin, duke u siguruar që kamerat e vendosura nuk do t’i fiksonin fytyrat e tyre.

Përpara gjykatës tre të rinjtë, kanë zbardhur dhe skemën e vjedhjes. Kristi Sulollari kishte ofruar mjetin e tij për të realizuar vjedhjen. Ata u shprehën se janë penduar për krimin dhe se ishin bërë gati të vetëdorëzoheshin në polici.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *