Grabitja e 3,8 milionë eurove para pak ditësh mendohet se është bërë në bashkëpunim me rojet private. E këtij mendimi është prokuroria e cila ka nisur të dyshojë te rojet pasi u zbardh dinamika e ngjarjes.
Pasiviteti i tyre ndaj grabitësve ka bërë që organi i akuzës të ngrejë dyshime se rojet kanë qenë pjesë e grabitjes. Por një tjetër detaj që është zbardhur është edhe prezenca e rojeve me precedentë penalë.
Mësohet se në grabitjen e famshme të shkurtit të kaluar pranë Stacionit të trenit, një prej rojeve ishte me precedentë penalë. Prokuroria po vijon hetimet dhe për momentin pista më konkrete është pikërisht ajo e vjedhjes në bashkëpunim me rojet private.

Me kete rast shteti dhe Drejtoria e Pergjitheshme e Policise se Shtetit duhet t’i analizoje ngjarjet dhe te ndryshoje rregullast e punes se csaj!
Duhet te vleresohen cdo vit firmat private dhe mbase duhet hequr licenca disave!
Fjala vjen FIRMES BRECANI i duhej hequr licenca ,sepse pronari i saj ka kryer veprime jo te pranushme per qytetaret!