Grabitja e Rinasit, lihet në burg Ragip Hajdini

Ornela

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka dhënë vendimin për Ragip Hajdinin, i dyshuar si bashkëpunëtor në grabitjen e Rinasit.

“Arrest me burg” është masa për Hajdinin, i cili është i dyshuari i 6 për grabitjen e Rinasit.

Ndaj tij rëndojnë akuzat si grabitje me armë, armëmbajtje pa leje, vrasjen e efektivëve të policisë, mbetur në tentative, mbi grabitjen e datës 9 prill 2019 në Aeroportin e Rinasit.

Ragip Hajdini nuk është një emër i panjohur për policinë e shqiptarëve të përtej kufirit. Shtetasi rezulton me precedentë të ngjashëm penalë edhe në Kosovë, aty ku ka qenë i dyshuar për grabitjen e 25 kg ar nga Dhoma e Dëshmive në Policinë e Pejës.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • N.q.s. te thenat perkojne me wv golf te bardhe ,pronesi e tij.,ai duhet te pergjigjet per vjedhjen e mjeteve ne kosove dhe sjelljen e tyre. Pus bisedat e bera me admirin dhe klementin.Duket si dhelper ,patjeter dikush e mbron ne Kosove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *