Grabitja e Rinasit, shtatë të arrestuarit kërkojnë lirinë në Krimet e Rënda

Elena Tase

Të arrestuarit për grabitjen e Rinasit do të dalin sot në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, pasi kanë kërkuar edhe ndryshim mase sigurie nga arrest me burg në një masë më të butë sigurie.

Po ashtu do të jetë Prokuroria e cila do t’i paraqesë Gjykatës nëse përgjatë këtyre dy muajve hetimet kanë mundur të sigurojnë prova të reja ose jo për anëtarët e këtij grupi kriminal.

Për grabitjen e ndodhur më 9 Prill në qeli ndodhen 7 persona, i cilësuari si daja nga Kosova Ragio Hajdini, Elton Pikli, Renaldo Sulaj, Oltion Veseli, Saimir Cela, Alkond Bengasi dhe Hasan Kanaci  ndërsa i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit me policinë ditën e ngjarjes  mbeti organizatori i grabitjes Admir Murataj.

Në kërkim janë dy vëllezërit Klemend e Eldi Cala si dhe bashkëpunëtori i tyre Talo Cela për të cilët policia ka vënë në dispozicion shpërblim prej 10 mijë eurosh për cilindo që jep informacion që çon në gjetjen e tyre.

e.t./dita

Share This Article
3 Comments
  • Grabitja e fundit ne Rinas (ka patur dhe tjera para saj) me miliona Euro te avulluara qe kurre nuk jane gjetur. Me komikja ka qene kur policia “zbuloi” ne nje grope katundi nje tenxhere me gjoja Eurot e vjedhura ne Rinas ne vjedhjet e shkuara. Asnjehere nuk eshte thene shifra ekzakte e vjedhjeve te Rinasit. Por kjo vjedhja spektakolare e fundit ka nje deklarim spektakolar te atij Lleshit a Lleshajt si e ka ndryshuar mbiemrin kur u be minister qe tha me solemnitetin e nje idioti “…Eurot e vjedhura ne Rinas mund te jene djegur nga grabitesit…” duke fshire perfundimisht c’do shprese se ato mund te gjenden. Lleshi a Leshaj e di se nga i erdhi ideja e djegies se Eurove te vjedhura. Me ate deklarim ka ndihmuar te arrestuarit por me teper ka ndihmuar vjedhesit reale qe ti gezojne ato miliona Euro qe Lleshajt i dalin ne enderr te djegura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *