Grabitja, gjykata liron drejtorin e bankës

Elton Tafaruci

Gjykata e Tiranës liron drejtorin e filialit të bankës, e cila ra pre e një vjedhje spektakolare.

Në seancën për vlerësimin e masës së sigurisë, trupa gjykuese vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Luigj Gjonaj.

Nuk ka pasur të njëjtin fat shefi i sigurisë së bankës, Florian Skara, për të cilin gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Gjonaj dhe Skara janë dy personat e vetëm të arrestuar nga policia në lidhje me supergrabitjen e bankës.

Ata akuzohen se me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar grabtijen e bankës, ndonëse sinjali i alarmit i ka njoftuar dy herë të premten në orën 20:00 dhe të shtunë në orën 5 të mëgjesit.

Ndërkohë kamerat e sigurisë së bankës kanë fiksuar të gjitha veprimet e autorëve.

Në to shihen dy grabitësit të kenë hyrë në ambientet e bankës të maskuar me doreza dhe elektrikë, por identifikimi i tyre është i vështirë për shkak të errësirës dhe maskimit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shumë e grabitur është rreth 20 mln lekë.

Deri tani nuk ka asnjë person të dyshuar, ndërsa dyshimet janë për bashkëpunëtorë brenda bankës.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *