Grabitja/ Lleshaj: Kompania koncesionare dështoi

Bora Basholli

Plotë 24 orë pas grabitjes në Rinas, ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, ka dal në një deklaratë për median përmes së cilës paralajmëroi masa të forta ligjore ndaj koncesionarit të Aeroportit të Rinasit, për të cilin tha se ka dështuar në përmbushjen e përgjegjësisë për sigurinë fizike të aeroportit.

U cënua rëndë siguria e aeroportit, u vu në rrezik serioz jeta e punonjësve të policisë. Nuk kanë funksionuar mekanizmat e sigurisë përgjegjësi e kompanisë kineze.

Kompania ka dështuar të përmbushë përgjegjësitë e saj, për sigurinë fizike. Nuk zbatuan standardet e sigurisë së detyrueshme. Do kishte mjaftuar vetëm pjesa e parave të përvitshme” tha Lleshaj.

Sa i përket 4 anëtarëve të bandës kriminale, ai tha se falë reagimit të shpejtë të policisë, grupi hetimor ka prova të shumta dhe të rëndësishme materiale.

Ndërsa vdekjen e Admir Muratajt gjatë shkëmbimit të zjarrit mes grabitësve dhe policisë, Lleshaj e konsideroi një goditje të rëndë për këtë grup.

 

b.b/dita

Share This Article
6 Comments
  • Ceshte ky konkluzion prej gjeniali?
    Aeroporti kombetar kontrollohet nga koncesionet! ! Siguria kombetare ne dire te privateve.
    Pergjegjesine e ka shteti qe e delegon sigurine kombetare te x e y..
    E ka kryeministri..e ke ti..koncesioni eshte i fundit. Nuk eshte koncesioni pergjegjes i sigurise kombetare, eshte komplet pergjegjesi e shtetit
    Palaco qelbesirat e Ramutit, qe nga Ramuti i pari duhet ta kishin eliminuar koncesionin qe me rastin e pare.
    Ju dugeni futur nw burg te gjithe
    Qe nga Ramuti dhe te ti.
    Pleeeraaa

  • Tani fajin e ka Kina qe cenohet siguria kombetare dhe polica e aeroportit. Nuk po them policia e shtetit, se dyshoj, valle ka shteti police ne aeroporte apo jane dhe ata te koncesionit? Nese jane te shtetit, cfare benin aty? Me cfare detyre merren?
    He o Lesh? Pergjigjesh dot? Ty te hyjne e te dalin derri e dosa me gjithe kelyshe, e fajin ta paska Kina.
    Kesaj i thone te ta beje Kina nenen o Rilindja..

  • Koncesionerit duhet t’i nderpritet kontrata ne gjykate dhe siguria e Aeroportit te Rinasit te administrohet nga MPB, pasi eshte porte kufitare e Klasit te Pare.

  • Nuk të paguajmë për Konferenca shtypi.Me marjen e detyrës së ministrit a i studjove 10 ngjarjet më të rënda kriminale të viteve të fundit.Tre jane në ose ngjitur me Rinasit.Masat e parashikuara në atë kohë me siguri në masën 80% nuk janë zbatuar.Po të dish të lexosh në shqip,se kam frikë se përdor vetëm inglishten,do ta kishe konstatuar.gjëndjen e keqe reth Rinasit.Këtë e kupton dhe një nënoficer krimesh,dhe jo ti që je goxha kuadër.Rit e prefeksiono kontrollin r territorit me risk,se do të ndihmojnë qytetarët.Por jo të cosh ata që i bien ciftelisë se ndodh e kundërta.

  • Faji është vetëm i policisë.Mos ja fut kot.Kinezët janë të interesuar kryesisht sigurimin e fluturimit.Kriminelët e Fushkrujës Lacit Bathores duhet ti kontrollosh Zotrote.Nqs nuk e bën dot largohu,se edhe ti mungonje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *