Grabitja në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit është debatuar në mbledhjen e sotme të komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare. Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Luan Rama tha se pas kësaj ngjarje skandaloze, siguria në Rinas është zero.
“Siguria në Rinas është zero, ndërsa ngjarje të tilla nuk kanë ndodhur as në vitin 1997. Nuk ka rëndësi shuma e vjedhur, por fakti që në Rinas hyri një grup i armatosur. Është shkelur siguria kombëtare dhe vija e kufirit. Duhet të kërkojmë llogari për masat e marra pas ngjarjeve në Stamboll”, u shpreh deputeti Luan Rama.
Deputeti Rama ka qenë ndër të parët që reagoi pas grabitjes në Rinas, pasditen e 30 qershorit. Ai e konsideroi aktin, papërgjegjshmëri dhe mungesë serioziteti në përmbushjen e detyrimeve kushtetuese për garantimin e rendit dhe të sigurisë kombëtare.

Patjeter se Likja merr me nje dore $700,000.
Vertet edhe ne 97-en kjo nuk ndodhi, por ndodhi kur u vodh floriri!
Mjaft se na hapet barkun ju te LSI-se,po floririn kur e vodhi Ilir Meta e mbani mend? ju jeni te gjithe HAJDUTE,e pagofshi ne femijet tuaj gjakun qe po i pini ketij populli
Po kur u vodhen 7 miliard nga banka fole keshtu z. Rama i L.S.I se???? cfare keni ne mendje zoterinje pasanik ?? njeri thot nuk votoj reformen,,,i madhi juaj thote,,nuk e votoj po nuk deshi opozita,,,nje tjeter thote ,,duhet ndertuar nje rruge ne Tirane duke e shikuar qe kryetari aktual po bene pune te shkelqyer. QUE VADIS L.S.I????