Grabitja në Kamëz, arrestohet autori

Elton Tafaruci

Policia e Tiranës ka bërë të mundur ndalimin e autorit të grabitjes me armë mbrëmjen e djeshme të një supermarketi në Kamëz. Siç mësohet nga burime policore, mësohet se në bazë të një hetimi të shpejtë është bërë e mundur ndalimi i personit që tentoi grabitjen e marketit në Kamëz. Gjatë arrestimit është gjetur dhe arma e krimit.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, grabitësi ka qenë i maskuar dhe gjatë tentativës për grabitur marketin ka hasur dhe rezistencën e 19-vjeçares, I. D e cila ka mbetur dhe e plagosur në këmbë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Pasi ka qëlluar, grabitësi është larguar me një motor, të cilin e ka braktisur disa metra më tutje.

Sipas grupit hetimor të ngritur për këtë ngjarje, autori i tentativës së grabitjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme duket se ka zgjedhur kohën e përshtatshme për të realizuar ngjarjen, edhe pse nuk i ka ecur ashtu siç duhet.

Rrugët kanë qenë të boshatisura nga kalimtarët, pasi shumica e tyre kanë qenë të ulur nëpër lokale duke parë ndeshjen e “Euro 2016”, Gjermani-Poloni. Ndërsa supermarketi që ai kishte si synim të grabiste ishte drejt mbylljes dhe ky ishte qëllimi, që të vidhte paratë e xhiros që do të transportoheshin nga policia private.

Share This Article
3 Comments
  • Nje fytyre e shtrembur me kallash ne dore qe u thote njerezve “mire se erdhet” ne Tirone! Keto jane pasojat e levizjes se lire dhe blerjes se diturise me para neper shkolla.

  • A ka identitet ky njeri ? Pse nuk jepet asnje e dhene per te ?! Me siguri , jane “trimat” e Bathores se Xh.Mziut !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *