Grabitja në Paskuqan, kryefamiljari: Maskat na tmerruan

anazapta

Kreyfamiljari Elmaz Manallari tregon rreth ngjarjes në Paskuqan ku familja i tij, u grabit nën kërcënimin e armës nga persona të maskuar.

Kreyfamiljari tha se “grabitja dhe torturat që na bënë grabitësit nuk janë treguar realisht ashtu si ka ndodhur. Ne kemi përjetuar një horror të vërtetë si familje”.

Sipas Elmazit, grabitësit mund të kenë kapërcyer murin e avllisë dhe janë futur nga dritarja e katit të parë direkt në banesë.

“Na kanë torturur, policia nuk i ka dhënë medias realitetin e ngjarjes tonë. Kam qenë unë, djali, gruaja duke fjetur gjumë në katin e dytë. Rreth orës një kur i kemi parë mbi krevat, dy i kanë kërcyer djalit dhe dy mua. Njëri ka qenë pa maska, trup i madh dhe i fuqishëm, ndërsa të tjerët me maska. Mua më kanë goditur me automatik në fytyrë, me qytën e automatikut, jam përleshur me të, arrita t’ia merrja njërit prej tyre automatikun, por në këto momente më kanë goditur sërish personat të tjerë në kurriz”,tha ELmazi, sipas Balkanweb.

Persona të maskuar dhe të armatosur kanë shkuar në banesën e shtetasit Elmaz Manallari, banues në Paskuqan, ku në kërcënimin e armëve i kanë kërkuar 5 milionë lekë të vjetra. Pasi nuk kanë arritur të marrin lekët e kërkuara ata e kanë gjuajtur në fytyrë me qytën e armës shtetasin Elmaz Manallari, të cilit i kanë shkaktuar dëmtime në fytyrë dhe me pas janë larguar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *