Grabitja në Rinas, Balluku: Sistemi i sigurisë ka rënë përsëri

Bora Basholli

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot në Aeroportin e Rinasit, ka reaguar në faqen zyrtare të Ministrisë Infrastrukturës dhe Energjisë ministrja Belinda Balluku.

Nga Berlini ku gjendet për një vizitë zyrtare,Balluku shprehet  lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Aeroportin e Rinasit. “Kjo është një ngjarje shumë e rëndë dhe e përsëritur për fat të keq.

Të gjitha përpjekjet e autoriteteve shtetërore për t’i imponuar kompanisë kineze, që mban në koncesion Aeroportin e Rinasit, investimet e nevojshme në sistemin e sigurisë, nuk janë dëgjuar ashtu si duhet.

Sistemi i sigurisë ka rënë përsëri dhe përsëri grabitësit kanë mundur të hyjnë deri në pistë, duke provuar se në këto kushte aeroporti është i kërcënuar lehtësisht, deri edhe nga akte më të rënda se kaq.

Ky është një alarm, që këtë herë s’duhet të kalojë dhe s’do të kalojë, vetëm me nxjerrjen para drejtësisë të personave përgjegjës nga radhët e teknikëve dhe punëtorëve të TIA për sigurinë.

Këtë herë shteti duhet dhe do të thotë shumë shpejt një fjalë më shumë. Fakti që aeroporti njësoj si të gjithë aeroportet në Evropë, nuk mbrohet e as garantohet në sigurinë e vet nga Policia e Shtetit, po nga sistemi i sigurisë së vetë kompanisë, nuk do të thotë aspak se ne duhet e do të rrimë me duart të lidhura.

Aspak. Shteti do të flasë qartë dhe do të veprojë me të gjithë fuqinë e detyrimit për të garantuar sigurinë dhe funksionimin normal të aeroportit të vetëm ndërkombëtar të vendit”.

 

b.b/dita

 

Share This Article
9 Comments
  • Varja kinezve se ata hyjne thjesht per strategji, nuk investojne.
    Duhet te nderhyje urgjent shteti se eshte bere aeroporti si kjoske, turp
    Rregulloni sa me pare rrugen rinas -qaf kashar qe te monitorohet plotesisht. Mbyllini sa me pare anesoret me trafikndarese dhe hiqini kjoskat dhe ato karburantet afer aeroportit se jane skandal

    • Duhet larguar qelbesira edi rama nga qeverisja qe te bjere ne qetesi dhe te shpetoje shqiperia. Me nje funderrine si Edvin rama plehu vetem krime, vrasje, vjedhje dhe rrembime do degjohen cdo dite ne shqiperi. Nje idiot , psiokopat dhe hajdut dhe i korruptuar si edvin rame haleja do te beje qe shqipetaret te vuajne cdo dite nga nje qelbesire e tille qe shqiperia ka per krymeinister.
      Prandaj i madh e i vogel me 13 prill te dalin dhe te marrin institucionet per tja kthyer ata popullit. Te marrin ne dore fatet e shqiperise qe te huajt po e shqyejne e grabisin dita dites me lejen e edvin te korruptuarit.
      Sa nuk eshte vone Edvin kriminel rames i duhet hequr nga dora cdo lloj pushteti ne te kundert nuk do te kete me shqiperi.

  • Aaa po e tha kjo Ballukja, qe ka vjedhur shume me teper se keta hajdutet e aeroprotit, ka marre fund. Kjo eshte ajo qe linte te livadhisnin mushkonjat e droges neper qiejt e Shqiperise sa ishte drejtoreshe e Albcontrol.

  • Po kur strukturat shteterore i paskan paralajmeruar autoritetet e Aeroportit,per masat e sigurise,PSE NUK I VUTE DRYNIN TUTIUS AEROPORTIT?
    Se vetem dryni Tutius nuk hapet,drynat e tjere hapen!
    Por ti moj “shtriga torturuese” e Rames,qe ke punuar kaq vjet ne Aeroport,nuk e dije qe Objekti i Sigurise Kombetare eshte vjedhur 7 here dhe nuk eshte me virgjereshe?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *