Grabitja në Rinas, Braçe: Kontrata e sigurisë u firmos nga Berisha e Basha

Elton Tafaruci

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka folur në Kuvend rreth grabitjes së ndodhur në Aeroportin e Rinasit.

Braçe hodhi poshtë akuzat e ish-kryeministrit Berisha, duke theksuar se nëse Rama do të ishte “Meduza i krimit” nuk do të shoqërohej nga Merkel dhe Hollandë.

“Në librin e fundit të tij Roberto Saviano citon njërin prej bosëve të mafies meksikane ‘El Chapo’. Ka një fragment ku thuhet: ‘kuptova që isha bërë i pasur kur nisa t’i peshoj paratë dhe jo t’i numëroj ato’. Informacionin Berisha mund ta ketë nga kushdo vetëm nga bankat jo. Në banka s’ka peshore, në banka ka vetëm njerëz që numërojnë para. Berisha ka një histori të bukur me peshoren, po e paralajmëroj që do ja them në seancë. ‘Përgjegjës është kapoja i Meduzës së krimit, Edi Rama’, thotë Berisha. Tani kush e shoqëron, kancelarja Merkel apo presidenti Hollandë?! Nëse qenka krijuar një ‘Meduzë krimi’ ku përfshihet Merkel, Hollandë, Erdoan, duhet ta dimë”, thotë ai.

Më tej Braçe shprehet se marrëdhënie kontratuale midis koncensionarit të Rinasit dhe kompanisë së sigurisë është lidhur nga Berisha dhe Basha.

“Asnjë fakt i pretenduar këtu nuk është i dokumentuar për secilën nga akuzat që janë të rënda kur ngrihen nga foltorja e Kuvendit. Jam i detyruar t’ju tregojë dokumente dhe jo llafe. Marrëdhënia kontraktuale, midis koncensionarit të Rinasit dhe kompanisë së sigurisë është lidhur që në vitin 2005. Është rinovuar disa herë, ka mbaruar në 2011, është rinovuar edhe një vit më parë. Berisha dhe Basha kanë qenë të dy prezentë dhe i kanë miratuar këto kontrata në 2007-n. Kjo është e vërteta dhe nga këtu nis e vërteta. Kontrata ka një shtojcë, ku është e përcaktuar qartë përgjegjësia e institucioneve që kanë lidhje me aeroportin. Pika më e rëndësishme është pika që ka të bëjë me kontrollin e hyrjes”, deklaron Braçe.

Share This Article
3 Comments
  • PO ORE PO,

    POR GJATE KOHES SE TYRE NUK HYRI NJERI NE PISTE TE AVIONIT ME ARME NE DUAR.

    PO TANI, CFARE DO TE BEJE POLICIA PER TA NDRYSHUAR GJENDJEN?

    ATE TE KISHTE BERE QYSH NE FILLIM.

    DHE BOLL ME DENKLARATA SE JE BERE SI KLLOUN CIRKU,

    BEN VETE APO JE I SHKARE ME TE VERTETE.

  • E megjithate, GRABITJA per dite me diell brenda nje objekti te sigurise se larte ndodhi pergjate qeverisjes mavi.

    E megjithate, VJEDHJA SISTEMATIKE per dite me diell e Bankes se Shtetit Shqiptar ndodhi po pergjate qeverisjes mavi.

    E megjithate, helikopteret e “sperkatjes se mushkonjave” ngecnin pingul ranishteve te Divjakes po pergjate qeverisjes mavi.

    E megjithate, tonelatat me kanabis jane kapur pa skanuar matane kufirit po pergjate qeverisjes mavi.

    E megjithate, burgjet me “hajdute korrenti” u mbushen po pergjate qeverisjes mavi.

    E megjithate, numri i krimeve te renda (vrasjet pa autor para syrit te policise rrugore) dhe atyre ordinere ka kapur shifra te frikshme po pergjate qeverisjes mavi.

    E megjithate, papunesia u rrit akoma me shume po pergjate qeverisjes mavi.

    E megjithate, emigracioni pesoi nje rritje te shumefishte po pergjate qeverisjes mavi.

    E megjithate… a do me per Behlul Gjeraqinen?

    PS: Te gjitha sa u shkruan me siper jane “trillime” te marra nga shtypi i perditshem, prandaj z.Brace dhe gjithe shoket e tjere te “partise asociale” s’eshte nevoja te hulumtojne, nese kemi te bejme me “fakte te dokumentuara”, apo jo.

  • Kontrata eshte lidhur nga Fatos Nano ne kohen kur ti i sherbeje si kone besnike o Braceziu. Sa per rinovimin ate sapo e bete edhe ju pra argumentet e tua te dokumentuar bien. Mbani pergjegjesi te plote jo vetem per pazaret me rinovimin e kontrates per te cilen as nuk u be transparence por edhe pse u genjye paturpesisht per kushtet e reja me koncesionarin. Policia ka pergjegjesi qe c’ke me te per sa ka ndodhur. Ndoshta jua kane marre mendjet koncesionet aq sa tashme edhe pergjegjesite doni t’i jepni me koncesion se nuk ju intereson te punoni por vec te vidhni. Leri shpelarjet me sarine po mblidhni plackat se nuk jeni te zotet per asgje. Tani qe po ktheni edhe ligjin per trajtimin e mbetjeve, qe u hodh poshte nga qytetaret po kaloni cdo vije te kuqe te durimit te njerezve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *