Ngjarja e pazakontë ndodhi mesditën e djeshme në Aeroportin e Rinasit gjatë momentit kur paratë po ngarkoheshin në avion. Tre grabitësit thyen portën hyrëse pranë pistës dhe rrëmbyen rreth 10 milionë euro teksa ngjiteshin në një avion me destinacion Vjenën.
Largohen autorët dhe djegin makinën e përdorur në krim, e cila rezulton e vjedhur pak kohë më parë në Pogradec. Ngjarja trondit rendin, grabitja u krye kur prej dy ditësh janë marrë masa të forta për sigurinë e aeroportit.
Grabitje si në filmat hollivudianë ndodh në zonën më të “mbrojtur” në vend.
Tre persona të armatosur kanë hyrë me forcë në gardhin rrethues të Aeroportit të Rinasit dhe në mes të pistës ku ulen e ngrihen avionë, mundën të grabisin në kërcënimin e armëve një shumë të madhe valute, gjatë momentit që ata po transportoheshin nga makinat e blinduara drejt bordit të avionit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14.45 të ditës së djeshme dhe grabitësit e armatosur dhe maskuar arritën të largoheshin, nën hundën e dhjetëra forcave të Policisë së Shtetit dhe atyre të kompanive private.
Sipas News24, dyshohet se shuma e grabitur kap shifrën e rreth 10 milionë eurove dhe si grabitja ashtu edhe largimi është kryer në një mënyrë befasuese, duke zbuluar njokohësisht edhe paaftësinë në këtë rast të strukturave të sigurisë, shtetërore dhe private në Aeroportin e Rinasit.
Aeroporti vëzhgohet në të gjitha anët me kamera sigurie, madje edhe momenti i grabitjes është filmuar, por ndërhyrja për të ndaluar autorët ka qenë mjaft me vonesë.
Kjo ngjarje i shton një tjetër bilanc negativ sulmit që u është bërë kompanive private që transportojnë vlera të mëdha monetare për llogari të bankave të nivelit të dytë.

Akoma rregjia e inskenimit nuk ka rene dakort per Shumen e “vjedhur” !!!!!!???????
Hajdutet e te tilla vjedhjesh e krimesh jan si munementet e kultures dikur :MBROHEN NGA SHTETI.Policia i shoqroj edhe nga ajri deri sa ata e pane se shpetuan.