Grabitja në Rinas, hetim dhe zyrtarëve të aeroportit

Leda Hysa

Oficerë të Prokurorisë për Krimet e Rënda kanë qenë këtë të premte në Aeroportin e Rinasit për të sekuestruar të gjithë praktikën, që është ndjekur nga ky institucion në grabitjen e të martës në pistën e avionëve.

Ndërsa Policia e Shtetit vazhdon të jetë në vendet e ngjarjes duke mbledhur prova të reja. Detyrat e prokurorëve që janë pjesë hetimit janë të ndara.

“Grupi hetimor i përbëhet nga tre prokurorë, ku njëri prej tyre do të ketë detyrë hetimin e zyrtarëve të aeroportit, apo institucioneve shtetërore, të cilët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën.

Ndërsa dy prokurorët e tjerë janë fokusuar tek zbulimi i bashkëpunëtorëve të Admir Muratajt dhe zbardhjen e dinamikës së ngjarjes sidomos episodin e shkëmbimit të zjarrit mes grabitësve dhe policisë, ku u ekzekutua edhe Murataj” – raporton Klan.

Zyrtarisht Prokuroria ka regjistruar procedimin për akuzat e grabitjes së bankave, vrasje të punonjësit të policisë e mbetur në tentativë, grup të strukturuar kriminal dhe armëmbajtje pa leje.

Prokurorët në ditët në vijim do të fillojnë marrjen në pyetje të zyrtarëve të aeroportit dhe institucioneve shtetërore të cilat kanë pasur detyrë të sigurojnë perimetrin e Aeroportit të Rinasit.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Ashtu u hetuan dhe zyrtaret e Unazes, por u dekoruan dhe u bene kryetare komisionesh qeveritare te tenderave.
    Si Ahmeti, si Gjiknuri.
    Qeveria i shperblem per punen e mire ne vjedhjen e milionave

  • Beni letrat mire dhe abrogoni KONCESSIONIN e Rinasit se eshte skandal.Porten e Shqiprise ta kontrollojne te huajt.Kur ruanit fakiret mos arratiseshi me qen kufiri,,Turisteve u vinit prapa qen sigurimi,,,tani i hoqet breket fare,,.Nuk mbeti i huaj pa e shkerdhyer kete vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *