Pas prangosjes së Ragip Hajdinit, ose Haxhi Hajdinit kosovarit, i cili sipas dëshmisë së Alkond Bengasit ishte identifikuar me pseudonimin “Daja”, policia dhe prokuroria është vënë në kërkim të personit tjetër me emrin Tani.
Sipas dëshmisë së Bengasit, Tani ashtu si Oltion Veseli ishin nga Fushë Kruja dhe të dy besimtarë të fesë myslimane.
“Tani është i moshës rreth 35 vjeç, me trup rreth 180-185 cm, trup normal pa bark, me flokë gështenjë të shkurtra. Ai vishej zakonisht sportive. Sa herë e kam parë mbante të njëjtat veshje.”
Por nisur nga dëshmia e Bengasit policia dhe prokuroria kane kërkuar edhe ndihmën e Ministrisë së Mbrojtjes për t’u vënë në dispozicion të dhënat për ish komandot dhe komandot që kanë marre pjesë në misione jashtë Shqipërisë.
Këto të dhëna do të krahasohen edhe me përmasat trupore të personit që ndodhet në pistë i veshur me rroba kamuflazhi, i cili dyshohet se është komando dhe ka marrë pjesë direkt në grabitje.
o.j/dita

Po besimi mysliman cfare kuptimi ka ne kete deklarim te policise?
Leshit i rekomandohet ky lloj cilesimi, apo e ka nga vetja?
i rekomandohet me siguri
Eshte praktikant,shkon ne xhami dmth.
Ne te tjeret qe i kemi emrat e gjysh stergjyshit muslimane,nuk e rruajme per xhami,per mbeturina mesjetare turko-harabike.dmth.