Grabitja në Rinas, PD: Prej 10 ditësh asnjë autor dhe përgjegjës

Elton Tafaruci

Partia Demokratike, me anë të kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj, deklaroi se “goditja më e rëndë e sigurisë kombëtare, pushtimi me armë e me maska i aeroportit të vetëm ndërkombëtar, është shoqëruar me heshtjen e plotë të Edi Ramës”.

“Asnjë cicërimë prej tij, edhe pse ngjarja në mesditën e 30 qershorit në Rinas, konfirmoi rënien totale të shtetit, të çdo standardi sigurie në vend. U përpoq me metoda bizantine të gjente fajtorë e përgjegjës jashtë vetes, por dështoi pasi faktet e bëra publike nga opozita, nga mediat dhe nga zyrtarët e Aeroportit, tregojnë se policia ka qënë vetëm disa metra larg grabitjes dhe nuk ka reaguar. Drejtori i Kufirit në Ministrinë e Brendshme e ka konfirmuar vetë se policët kanë qënë fare pranë vendit ku ndodhi grabitja, por sipas tij nuk kanë pasur fushëpamje. Pra, në fushën e hapur të pistës së avionëve, policët nuk kanë arritur të dallojnë persona me maska dhe të armatosur që grabisin disa thasë me euro dhe ikin pa u hyrë ferrë në këmbë”, tha Alibeaj.

Ai shtoi se “këto rrethana, kalimi i 10 ditëve pa gjetur asnjë autor, ngjarje të rënda të përsëritura në këtë aks që është një nyje strategjike, dëshmojnë rënien e shtetit, rënien e çdo standardi të sigurisë në këto 3 vite. Arsyeja kryesore pse krimi arriti në këtë nivel të paimagjinueshëm, ka të bëjë me rënien e ligjit në këto 3 vite, me sundimin e bandave, me krimin e veshur me pushtet dhe pushtetin e veshur me krim, me drogën që ka mbuluar çdo pëllëmbë të vendit, me trafikun e armëve, me inkriminimin e pikave kyçe të policisë, me faktin se kriminelë të njohur ulen në zyrën e ministrit të Brendshëm për ndërmjetësime private, me faktin se kriminelë, trafikantë, vrasës e përdhunues me Edi Ramën u bënë deputetë, kryetarë bashkie e shefa të zyrave publike”.

Share This Article
1 Comment
  • Problemi nuk eshte heshtja e Atij qe i jane lidhur gjuha dhe kembet, por mungesa e funksionimit te mekanizmave, qe duhet te sigurojne cuarjen deri ne fund te proceseve hetimore, ku fajtore kryesore per kete eshte nderrmarja zhvatese “CETE-GJYQESOR”, e cila vendimmarrjet e saj jo ralle i merr kur ja kerkon intersi, dhe jo detyrimi si ligjzbatues qe paguhet me parate e taksapaguesve.

    Jam kurioz te di, nese zedhenesi SHQUP-it “te inaguruar” vetem pak dite para votimeve, do te kishte leshuar po te njejta akuza te renda kunder ministrit te brendshem dhe kryeministrit, nese pas miratimit te reformes se 21 korrikut, drejtesia do te shkeputej (te pakten pjeserisht) nga varesia e politikes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *