Grabitja në Rinas, policia arreston 4 persona

DITA Online

Policia ka arrestuar katër persona të cilët dyshohet se kanë lidhje me grabitjen e ndodhur më 9 prill në aeroportin e Rinasit.

Nga informacionet e para mësohet se katër të arrestuarit janë nga Elbasani, ndërsa aktualisht ndodhen në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Ndërkohë dy prej tyre janë arrestuar që mbrëmjen e djeshme pasi dyshohet se kanë qenë ata të cilët kanë modifikuar furgonin që u përdor për vjedhjen e parave, në të cilin ishte mbishkrimi “Hetim Tatimor”, ndërsa dy të tjerët dyshohet se kanë marrë pjesë në grabitje.

Servisi është në pronësi të shtetasit me iniciale, G. SH., ndërsa i ishte dhënë me qira kohë më parë Klement Çalës, i cili është shpallur në kërkim dhe ishte miku i Admir Muratajt që mbeti i vrarë ditën e grabitjes, me të cilin dyshohet se kanë kryer edhe grabitjet e tjera.

 

v.l/ Dita

Share This Article
2 Comments
  • O shoke po pse permendni shumen ku ajo ende nuk eshte konfirmuar nga dokumentet zyrtare te bankave???

  • Deri sa nuk arrestohet familja nga Viçidoli ata që janë bossat e vërtetë që me lidhje të pa dukshme janë me bandat e kriminaliteteve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *