Pas vjedhjes së bujshme që ndodhi mesditën e djeshme në Rinas, ku mbeti i vrarë një person dhe janë në kërkim katër të tjerë, policia vijon kontrollet e imtësishme në terren për kapjen e tyre.
Sipas raportimeve më të fundit nga mediat, në këto momente RENEA ka mësyrë në fshatin Dritas që ndodhet pranë Tapizës, aty ku dyshohet se mund të jenë fshehur autorët. Pikërisht në këtë zonë u gjet edhe makina e tretë e djegur.
Deri më tani janë kontrolluar disa banesa, por edhe një magazinë, por ende nuk është gjetur diçka e dyshimtë, që të ketë lidhje me grabitjen.
Në terren ka zbritur edhe vetë drejtori i policisë kriminale, Tonin Vocaj si edhe ai i Durrësit, Alfred Çepe.
l.h/ dita

Dora vete Drejtori.
Po ku te rrije ne zyre???
Spektakel.Sot kane qene lajmet me te bukura.
Brravo Kane vjedhur lekun e qeveritareve hajdut qe e cojne lekun ne bankat e huaja ju lumte dora