EMRAT: Cilët janë të arrestuarit për grabitjen në Rinas

Dita

Prokuroria e Përgjithshme ka zbuluar detaje mbi akuzat ndaj 5 personave të ndaluar, me kërkesë të prokurorisë së Krujës, lidhur me grabitjen e një sasie të konsiderueshme parash në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, teksa po transportoheshin për t’u nxjerrë jashtë vendit. Për secilin nga 5 të prangosurit janë publikuar arsyet e hetimit nga prokuroria.

Arben Karafili

Personin nën hetim Arben Karafili mban detyrën e shefit të stacionit të kompanisë ICTS Albania, pranë aeroportit “Nënë Tereza”. Megjithëse në detyrat e tij funksionale ka kontrollin e gjendjes së sigurisë së aeroportit, parandalimin e ngjarjeve që do të cënonin sigurinë e aeroportit, ky person, me mosveprim, ka lejuar depërtimin e autorëve të ngjarjes me automjet në portën e BP, megjithëse ka qenë i informuar për riskun që paraqitej në këtë pikë të perimetrit rrethues të aeroportit.

Personi nën hetim, si personi përgjegjës për monitorimin e shërbimeve, dhënien e detyrave, marrjen e raportimeve nga të gjitha shërbimet e koordinimin me hallka të tjera që sigurojnë aeroportin, nuk ka kryer asnjë veprim aktiv që do të parandalonte ardhjen e pasojave. Nuk evidentohet asnjë detyrë e dhënë e shkruar, nuk evidentohet asnjë raport me detyra konkrete, asnjë masë e dhënë me detyra ndëshkuese për punonjësit e caktuar me detyra për sigurimin e aeroportit- thotë Prokuroria.

Bledar Blloshmi dhe Fadil Jonuzaj

Personat nën hetim Bledar Blloshmi dhe Fadil Jonuzaj mbajnë detyrën e agjentëve të sigurisë (patrullës të ICTS-Albania).

Perimetri i brendshëm i aeroportit kontrollohet nga patrullat e shërbimit të kompanisë së sigurimit privat ICTS Albania, të cilët kryejnë patrullim mjete shërbimi të pajisura me fenelinë, në perimetrin e aeroportit. Në momentet e ndodhjes së ngjarjes, patrullë kanë qenë personat nën hetim Bledar Blloshmi dhe Fadil Jonuzaj, të cilët kanë pasur për detyrë të kontrollojnë këtë perimetër.

Rezulton se si persona përgjegjës për të kryer patrullimin dhe kontrollin vizual të pistës, të rrethimit nga pjesa e brendshme dhe të aeroportit në tërësi, e për të informuar menjëherë për elementët që cënonin sigurinë e aeroportit, këta punonjës nuk kanë kryer detyrat e tij funksionale për të mbajtur në kontroll vizualisht dhe për të informuar, duke lejuar ardhjen e pasojave përkatëse.

Nga veprimet hetimore nuk evidentohet nga këta persona nën hetim, të jetë kryer ndonjë veprim aktiv për të parandaluar, për të evidentuar dhe koordinuar veprimet e personave që cënojnë sigurinë e aeroportit- thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Vangjel Nikolla

Personin nën hetim Vangjel Nikolla mban detyrën e Drejtorit të Shërbimeve Aeroportuale. Rezulton se ky person ka pasur si detyrë funksionale kontrollin e elementëve të sigurisë që ka marrë përsipër sipas kontratës,  të nënshkruar me firma nënkontraktore ICST Albania.

Fakti që në momentet e ngjarjes, të ndodhura më datë 30.06.2016, nuk kanë funksionuar elementët e sigurisë, ngarkon me përgjegjësi personin e mësipërm. Fakti se ngjarja kriminale e ndodhur më datë 30.06.2016, e ka fillesën e saj pikërisht në thyerjen e perimetrit të jashtëm të Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, vërteton qartë se mosmarrja e masave të mësipërme, ka lidhje shkakësore direkte në pasojën e ardhur.

Kujtim Picari

Personi nën hetim Kujtim Picari mban detyrën e shoqëruesit të vlerave monetare të një banke të nivelit të dytë. Rezulton se Kujtim Picari ka qenë punonjës për shoqërimin e vlerave monetare i Bankës “X…”. Ky person nën hetim ka pranuar të marrë në dorëzim, pas skanimit të vlerave monetare, fugonin e blinduar të SHPSF “Nazeri 2000”, pa shoferin e firmës së mësipërme.

Gjithashtu ky person nën hetim, në vendqëndrimin e automjeteve të shërbimit, në kundërshtim me rregulloren, ka mbajtur të hapura dyert e mjetit, duke u dhënë mundësi autorëve të ngjarjes të futen në kasafortën e mjetit dhe të vjedhin sasinë e parave.

Share This Article
1 Comment
  • Myzafer te keqen nena kujdes se e ke tenjen brena … Ben muuuuuuu qe hetimi duhet filluar nga brenda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *