Grabitja në Rinas, të arrestuarit duan ballafaqim me të penduarin

J L

6 të arrestuarit për grabitjen e 4.6 milionë eurovë në Aeroportin e e Rinasit kanë kërkuar ballafaqim me të penduarin kyç Alkond Bengasin.

Sipas burimeve, ish-komandoja, Oltjon Veseli ka kërkuar që të ballafaqohet me Bengasin, i cili zbërtheu grupin.

Kërkesa e Ragip Hajdinit, Elton Piklit, Alkond Bengasit, Renaldo Sulajt, Oltjan Veselit dhe Saimir Çelës  do të shqyrtohet ditën e sotme, në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Ky grup, i cili akuzohet për grabitjen e 4.6 milion eurove në Aeroportin “Nënë Tereza” më 9 prill, u zbërthye nga dëshmitë e Alkond Bengasit, bashkëpunëtorit të arrestuar, ku në furgonin që u dogj kishte lënë gjurmët e gishtave.

Bengasi ka modifikuar furgonin me mbishkrimin “Hetimi tatimor” e ndërsa zbuloi edhe rolin e anëtarëve të tjerë.

Në këtë grabitje, nga shkëmbimi i zjarrit me policinë mbeti i vrarë Admir Murataj, personi që në pistë u fut i maskuar me një maskë silikoni.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • “Në këtë grabitje, nga shkëmbimi i zjarrit me policinë mbeti i vrarë Admir Murataj, personi që në pistë u fut i maskuar me një maskë silikoni.”
    akoma vazhdoni me këtë version??
    u fut i maskuar si vetvetja me një maskë silikoniiiiii??????????
    nuk e di përse duhet të maskohet tjetri me një maskë që ka fytyrën e tij,kur mjafton të mos maskohet dhe është i “MASKUAR”??
    hy debila të pjerdhur!!
    përse nuk është dhënë asnjë e dhënë për distancën nga e cila është qëlluar!?
    përse nuk ka të dhëna për trajektoren e përshkimit të kafkës dhe drejtimin nga është hyrja e plumbit?
    e shumë e shumë të tjera pyetje si këto!!
    këtu është një ferrë e vogël me një lepur të madh,por të madh fare,fare(braçe ndershmëria)!!

  • Ndonje lajm se ku ndodhen parat e vjedhura ka . Sipas eksperiences boterore dhe filmave te Hollivudit kur kapet nje pjestar i grabitjes pas 24 orve gjenden parat .Po keto 4.6 miljon ,qe u vodhen dhe u kap e gjithe banda, ku kane shkuar !!!!!!!!!!!!!!!!.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *