Grabitja perfekte e kasafortës së bankës, burg ish-drejtorit

DITA Online

 

Gjykata e Tiranës dënoi këtë të hënë me 1 vit e 3 muaj burgim ish-drejtorin e një banke të nivelit të dytë në Tiranë, pasi filiali që ai drejtonte u vodh në mënyrë spektakolare, duke çarë murin e dhomës ku ndodhej kasaforta.

Florjon Skarra u shpall fajtor për akzuën e shpërdorimit të detyrës, pasi edhe pse kishte rënë disa herë alarmi i bankës dhe ish-drejtori ishte futur deri në dhomën e kasafortës, ai nuk kishte urdhëruar kontrollin e mëtejshëm të saj dhe perimetrit të bankës për të shmangur grabitjen.

Edhe pse prokurori i çështjes kërkoi dënimin me 2 vjet burg me kusht, gjykata vendosi si dënim përfundimtar 1 vit e 3 muaj burgim si dhe 1 vit ndalim për kryerjen e funksioneve publike.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *