Një shprehje e urtë thotë “koha është flori”, e pikërisht e tillë ishte për grabitësit e Rinasit.
Dy minuta pasi ata dolën nga porta veriore e Aeroportit “Nënë Tereza”, u dha alarmi, në fakt mjaft i vonuar, sepse kishte më shumë se 6 minuta që banda kishte hyrë, kishte kryer grabitjen dhe kish dalë nga pjesa e djathtë e aeroportit.
Këto të dhëna raportohen pas ngjarjes, në Prokurori, mbi veprimet e Policisë, të “ICTS”-së dhe të “TIA”-s, pas orës 14:57, atëherë kur në kamerat e sigurisë shfaqet në portën e zjarrfikësve furgoni i grabitësve.
Në orën 14:59 e 30 sekonda, grabitësit gjendeshin në pistë dhe nisën rrëmbimin e thasëve, brenda të cilëve më në fund u konfirmua zyrtarisht se janë grabitur 5.7 milionë euro.
Vetëm 10 sekonda përpara, në orën 14:59 e 20 sekonda, forcat e Policisë së Rinasit gjendeshin në pistë për të marrë prej andej disa persona të deportuar nga jashtë vendit.
Pikërisht në një avion tjetër, në të njëjtën pistë qëndrimi, sapo kishin mbërritur grabitësit, të cilët po kryenin rrëmbimin e armatosur të parave.
Por, efektivët e Policisë së Rinasit thonë se nuk kishin fushëpamje për të parë se çfarë po ndodhte disa metra më tej.
Këto janë të dhënat e raportit sekret, që evidentojnë minutë pas minute se çfarë ndodhi në datën 9 prill.
Paralelisht, në portën A ishte e dislokuar FNSH-ja. Raporti thotë se ata kanë kërkuar që kjo portë të hapej, por diçka e tillë nuk ka ndodhur, pasi punonjësit e “ICTS”-së kanë refuzuar ndërhyrjen e FNSH-së në pistë.
Në këto kushte, FNSH vazhduan ndjekjen e grabitësve në rrethimin e jashtëm.
Në raport radhiten si problematike pamjaftueshmëria e patrullave brenda rrethimit, cilësia e rrethimit të aeroportit dhe komunikimi i cunguar, mungesa e kamerave përgjatë të gjithë sipërfaqes, por edhe fakti që “TIA” ka dështuar vazhdimisht në të gjitha testet e fshehta të sigurisë.
v.l. / dita

Popole shqitare,,,,Forcat e Reneas nuk i le menaxhimi i Aeroportit te hyjne ne Aeroport dhe te ndalojne grabitesit.
Kush e ka shtetin se nuk po merret vesh.
Itncbja, si e thone keta paska sovranitet me vete. Lum si shteti qe kemi
Te gjitha i ka dhene, Shqiperia si shtet nuk ka sovranitet ne Territorin e saj.
Ja brohorisni fitore..se na ka munguar per dy tre dite..
“Dita”! Populli ka nje shprehje te bukur e mjaft domethenese: “Pasi e perdhunuan plaken ja vune shulin deres”, n’vend qe t’ja venin me pare se te ndodhte kjo e keqe. Por ka edhe me keq, kur nuk ja ven fare ate, sic ndodhi me grabitjen, me shume se nje here, te parave ne Auroportin e Rinasit, pa u shkuar fare mendja se hajdutet vijne perseri, por me veprime, mjete menyra te tjera me te sofistifikuara, dhe i zene mat. Dukuri kjo, jo e pazakonte. Ortuna.
Policia e Tiranës në një dalje për shtyp, akuzoi kompaninë e sigurimit ICTS si përgjegjëse për ruajtjen e hapësirës brenda dhe jashtë
pistës së avionëve.Perimetri i jashtëm i aeroportit, patrullimi nga brenda i perimetrit të aereoportit, portat hyrëse të tij, vendpushimi
i avionëve, ambientet hyrëse të terminalit si dhe salla e kamerave CCTV, janë përgjegjësi direkte e kompanisë ICTS, e cila është
kontraktuar nga TIA (Tirana International Airport)”, tha dje Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj.Admnistratori i kompaninë ICTS
është Eno Bushi,një nga aksionerët më të mëdhenj me 30 për qind, jurist i Partisë Socialiste në KQZ dhe avokat i kryeministrit Edi
Rama.Vëllai i i Eno Bushit, Florian Bushi,ish punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror, u arrestua në Janar të këtij viti me akuzën
për dhënien e informacioneve tek bandat kriminale.Është fjala për vrasjen në aksin drejt Fierit, ku mbeti i vdekur Denis Kasaj dhe
u plagosën dy persona. Florian Bushi akuzohet se i dha informacione Ilir Memushajt, i cili u arrestua për atentatin.Eno Bushi njihet
edhe si avokati i pilotit italian Giorgio Riformato, i cili në vitin 2015 u rrëzua me avionin e tij në Divjakë.Avokati i Ramës është
administrator i kompanisë që akuzohet për mungesën e sigurisë në perimetrin e aeroportit.Qeveria dhe autoritetet përkatëse
heshtin për administatorin e kësaj kompanie, Eno Bushi. Policia ka arrestuar 5 punonjës të të aeroporti si të dyshuar, nga të cilët
3 prej tyre ishin punonjës të ICTS, por në asnjë rast nuk e ka përmendur emrin e Bushit, si administratori i kompanisë ICTS dhe
përgjegjësi ligjor i saj.
Nuk eshte e vertete qe Eno Bushi eshte administrator ICTS dhe as aksioner. E di mire kete pune. Po ti o Zigur je i indokrinuar dhe beson cfare thote lideri tuaj pa bythe dhe genjeshtar. Vetem ti nuk ke kuptuar akoma se Basha genjen dhe per oren.
Shikoje mire kroniken se dhe me budallai kupton qe kemi te bejme me nje grup hajdutesh ne bashkepunim me individe qe vezhgojne kamerat e sigurise dhe hapin e mbyllin portat. Pjesa tjeter eshte politike.
Kush je ti?
Ti paragjykon,akuzon,nuk je profilizuar,nuk ke nickname,prandaj nuk je i besueshem.Nuk ja vlen diskutimi,kur nuk ke as minimalen e etikes se komunikimit.
Hajde hajde nuk eshte ai per hija e tij… deri kur do munfohesh me i ba budall shqiptaret me girma fantazme le te zbardhen tabulat telefonike te tij e dhe ke me pa se sa eshte i implikuar
Në këtë grabitje, janë involvuar shumë faktorë, të cilët e kanë lënë sigurinë e aeroportit të Rinasit “lakuriq” dhe të ekspozuar në mëshirën e grabitësve.
Strumbullari i gjithë këtij maskarallëku fillon me kryeministrin Edi Rama, dhe me levat e tij ish ministrit Damian Gjiknuri, ministren aktuale e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe avokatin e PS dhe vetë kryeministrit, Eno Bushi.
Për të sqaruar se çfarë lidhje ka Eno Bushi me Gjiknurin, Ballukun e më pas me Ramën, mund të themi se Bushi ka qënë avokati i PS bashkë me Gjiknurin që nga viti 2005 për të gjitha çështjet në KQZ, gjykatë dhe kudo. Madje dhe miq të ngushtë, të cilëve iu bahskua dhe Genc Gjonçaj.
Nëse Gjiknuri u ngjit në karrierë si ministër dhe hierak partiak, Bushi u “ngjit” në shkallët më të larta të pasunarëve në vend, duke përfituar pikërisht nga Gjiknuri, Rama dhe të gjithë ata me të cilët ka punuar në PS.
Dokumentat tregojnë se Bushi zotëron 25 për qind të aksioneve në kompaninë “ICTS Albania – Integrated Services”, ndërsa 75 për qind zotërohen nga “ICTS Europe”, kompani kjo që garanton sigurinë e aeroportit ndërkombëtar të Rinasit.
Bushi ka hyrë si aksioner në kompaninë “ICTS” në korrik të vitit 2013, kur PS sapo kishte ardhur në qeveri, një tjetër koiçidencë e çuditshme. Por zyrtarisht kontraktorja e sigurisë në Rinas është “ICTS Albania” që është themeluar në vitin 2005.
Zyrtarisht Bushi ka qenë aksioner me 25 për qind të aksioneve te kompania tjetër “ICTS Albania Integrated Services”. Por edhe pse nuk ka qenë asnjëherë ortak apo aksioner tek “ICTS Albania”, Eno Bushi, ka qenë përfaqësuesi ligjor i saj që në vitin 2008, shumë kohë para se të krijohej “ICTS Albania Integrated Services”.
Pra Eno Bushi ka patur lidhje të drejtpërdrejta me kompaninë që siguron Rinasin duke qenë përfaqësuesi ligjor i saj.
Edhe pse janë dy persona të ndryshëm juridikë, pra dy kompani me NIPTE të ndryshëm, praktikisht dy “ICTS”-te janë i njëjti grup. Ato zotërohen nga i njëjti pronar, që është “ICTS Europe”, përfaqësohen të dyja nga të njëjtët njerëz dhe kanë të njëjtën adrese.
“ICTS Albania Integrated Services” është krijuar si kompani në vitin 2009. Në statusin e saj thuhet se kompania do të ofrojë konsulencë dhe shërbime për bizneset me të cilat ajo formon një grup ose ndaj palëve të tjera.
Pra ICTS ku ka qenë aksioner Eno Bushi ka bërë biznes me ICTS-në që ka sigurinë e Aeroportit duke i ofruar konsulence dhe shërbime dhe duke arkëtuar para përkundrejt këtyre shërbimeve.
Dhe Eno Bushi, avokati i Ramës dhe i socialistëve është aksioner me 25 përqind në kompaninë që garanton sigurinë e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Rinasit.
Por nuk mbaron këtu akaparimi i gjithçkaje që kishte lidhje me siugurinë dhe paratë që qarkullonin në Rinas për ruajtjen e aeroportit.
Eno Bushi përtej të qënit aksionet tek kompania që ruante aeroprtin e Rinasit, merrte para dhe nga enti shtetëror që drejtonte bashkëshortja e tij Joana Bushi.
Joana Bushi ka qënë ish shefe e kabinetit të Ramës në Bashki dhe është aktualisht drejtoreshë në ANTA, çka hedh dyshime për konflikte interesi e trafik influencash duke cënuar drejtëpërdrejtë sigurinë kombëtare.
Por Joana Bushi ka qenë shefe e kabinetit të Belinda Ballukut, kur ministrja aktual e Inbfrastrukturës ishte Drejtoreshë e Agjensisë Nacionale të Transportit Ajror (ANTA). Tani Joana Bushi është drejtoreshë e shërbimeve tek ANTA.
Dhe ajo që e lidh Belinda Ballukun me ICTS, kompaninë përgjegjëse për sigurinë e aeroportit, është se, duke patur shefe kabineti gruan e aksionerit Bushi, i ka dhënë tenderin për sigurinë e ANTA-s.
Kush ka dyshime për këto që ne themi, mund të hapë faqen e ICTS, dhe mund të shihet qartë që ndër klientët e saj është Albtcontrol që njihet edhe si ANTA. Një konflikt i hapur interesi, ku kompania private e burrit ruan kompaninë shtetërore të gruas.
Përveç konfliktit të interesit, ky fakt tregon se lidhja e përgjegjësia e Ministres së Insfrastrukturës dhe Energjisë, nuk është vetëm për shkak të bashkëshortes, por për shkak të favorizimit.
Ndërsa kompania ICTS, merrte 2.5 milionë euro në vit për sigurinë e aeroportit dhe nuk ka bërë as kamerat e sigurisë, Qeveria fajëson koncesionarin që nuk ka asnjë përgjegjësi direkte, por që janë maskarallëqet e vetë qeverisë që kanë sjellë sigurinë e aeroportit në këtë derenxhe duke e katandisur në “han pa porta”.
Eno Bushi ka qënë gjithashtu avokat i Giorgio Riformatos, pilotit italian që u dënua për trafik droge në Shqipëri, me 15 vite burg nga gjykatata shqiptare.
Teksa u rrëzua avioni me drogë në Divjakë që drejtohej nga Riformato, akuzat u drejtuan tek Eno Bushi, i cili kishte gruan e tij Joana Bushi zyrtare e lartë në ANTA, pikërisht institucioni që nuk mundi ta “fusë” në radarët e vet lëvizjen e trafikantit italian të drogës.
Sipas këtyrë akuzave ICTS është një kompani qipriote, por përqindjet më të mëdha i ka Riformato, ndërsa vetë Eno Bushi ka 25 përqind të aksioneve, dhe sipas opozitës së atëhershme është filmuar bashkë me trafikantin italian të drogës në Divjakë.
Pavarësisht se avokati i kompanisë, Famir Braka deklaroi se ajo është 100 përqind qipriote, sërish të gjitha dokumentet dhe faktet flasin se sëpaku Eno Bushi ka 25 përqind të aksioneve dhe është favorizuar në lidhjet me Rinasin përmes bashkëshortes Johana dhe Ministrave të lidhur me të, Damian Gjiknuri dhe Belinda Balluku. Në krye qëndron Rama.
Por lidhja me trafikantët e drogës bëhet e plotë për Eno Bushin dhe me pjesëmarrjen e të vëllait, Flori Bushi, një ish oficer i SHISH.
Ish agjenti i SHISH, Florian Bushi teksa është arrestuar pak vite më parë, ka pranuar se njeh të dyshuarin e vrasjes në Fier, shtetasin Ilir Memushaj. Nga hetimet e kryera, rezultoi se punonjësi i SHISH përgjonte viktimën e atentatit në Fier, Denis Kasaj dhe kishte dijeni për targat e makinat me të cilat viktima lëvizte.
Të dhëna të tilla, si përgjime, raporte vëzhgimi, markat dhe targat e mjeteve të viktimës, dyshohet se i dyshuari si autor i vrasjes i ka marrë nga punonjësi i SHISH-it. Prokuroria ka bërë të ditur në gjykatë se dokumentet e nisura me “Viber” nga Florian Bushi në telefonin e Ilir Memushajt, ishin fshirë nga kompjuteri i punonjësit të SHISH, por në sajë të ekspertizës, janë rikuperuar.
Ato u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe tregojnë se raportet e përgjimit edhe të vëzhgimit të viktimës, janë krijuar e printuar në kompjuterin e punës së Florian Bushit.
Në këtë mënyrë është ndihmuar një trafikant droge që te ekzekutojë rivalët dhe kjo ëhstë bërë nga agjenti i SHISH Florian Bushi, vëllai i avokatit të PS, përkundrejt shpërblimit.
Dhe Eno Bushi nga një anë mbronte të vëllain në shërbim të trafikantëve nga ana tjetër vetë trafikantin e madh italian, Riformato
Ke thurur nje lemsh pa asnje lidhje me vjedhjen. ICTS ALBANIA integrated services eshte e ndryshme nga ICTS ALBANIA.
Jonana Bushi ska qene kurre shefe kabineti ne ANTA sic quhej dikur dhe sot ALBCONTROL.AL. dhe qenia ne ALBCONTROL e saj eshte per shkak te qenies se saj ne PS dhe ska asnje lidhje me ato qe thur mendja tuaj djallezore.
ANTA apo ALBCONTROL nuk ben kontrata me koncesionaret qe meren me ruajtjen e aeroportit, kjo eshte e drejte eksluzive vetem e TIA , koncesionarit kinez. Pra Belinda Balluku sot ministre nuk ka kontraktuar kurre asnje kontrate per rruajtjen e aeroportit.
ALBCONTROL eshte nje agjensi me objekt tjeter dhe nuk ka asnje lidhje me aeroportin. Nqs ka pergjeghesi per ndjekjen e problematikave te gjetura te koncesionari i aeroportit deri diku kete pergjegjesi e oa vetem Autoriteti i aviacionit civil qe mbykqyr koncesionarin.
E ghitha kjo eshte nje genjeshter per ti dhene vjedhjes ngjyrime me motive politike.
Per me teper genjeshtari Basha qe te genjen dhe per oren do duhet ti provoje te gjitha keto qe thote ne prokurori.
Ore Mere me leng, ICTS Albania integrated services eshte ndryshe nga ICTS Albania
Cfare absurditeti mund te jete ky
Thua qe nuk ka qene kurre shefe kabineti ne ANTa dhe qenia e saj ne Albcontrol nuk eshte per shkak te lidhjes se sa me PS..
Eshte apo nuk esht ene Albcontrol?
Une kam pajisje gps te celulari im qe kushton 100 $ . Ca i pengon bankat qe transportojne 5.7 milion euro te vendosin pajisje gjurmuese te ato para ?
Eshte cudi per pse duhet lajmeruar policia nga fikkush e nuk lajmerohet automatikisht kur thyet rrethimi !sot me mjetet qe kemi cdo thyerje do te fuaje me hap alarmin firekt tek policia ma se pari e pastaj tek aeroporti.po mbasi ishdirektori i aviacionit civil, i trajnuar per siguri ne germany e ku di une, nsot minister i rendit dmth i policise , nuk e ka pa kete domosdoshmeri si alpha e omega e sigurise atje, pritni grabitjen tjeter para zgedhjeve tjera! Apo mos eshte vu aty n’ate pozite pikerisht se 3 here resht deshmoj se mundemi me i besuar per te lejuar keto grabitje millionash…
Bandat i kemine krye te shtetit ?
Po ICTS do te shperbldhet edhe me nje kontrate tjeter ne vend se t’i hiqet e t’i ndalohet per jete puna ne siguri aktionereve …. bandat qe na qeverisin kane nevoje per llojin e ICTS…
Aqif
Cka i pengon? Gullani and co jane bankat qe edhe organizojne keto vjedhje me gjithe lehtesimiet e mundshme , jo bojé jo chipsat ´jo polici me i percjell paret etjetj, edhe shperblehen nga politika . E kuptojsh pra lidhjen maffioze te tyre e si i organizojne vete keto vjedhje e na i fakturojne ?
Po ca alarmi u dha me vonese!Po pse ne 1950 jemi?
Cdo makine karakatine,cdo motorr paspaq katundaresh,ka nje sirene alaemi,po ta prekesh.Nje Aeroport qe fiton miljarda dollare,euro,kaq veshtire e ka te instaloje tek portat nje sistem alarmi,qe kushton sa nje celular?
Beni letrat tamam tek avokati ne Strasburg,dhe perzereni kinezin,dhe beni ligj ANTICONCESSION PER OBJEKTET E INTEGRITETIT KOMBETAR,si jane Aeroportet,Portet,Doganat,kufiri,Le te jape Rama garderoben dhe bunkerin e Surrelit me concession.
Aeroporti i Rinasit si nje objekt i rendesise se vecante ! i shte i rrethuar si stallet e Lopes Pa asnji sistem te pershtatshem sigurimi ! Shif e shkruaj !
As ne Afrike nuk gjen nje nivel kaq te dobet SIGURIMI !
Te shikojme se cfare ndryshimesh do te behen ne lidhje me sigurimin dhe nivelin e sigurimit te Aeroportit ketej e tutje !
Ndoshta ky duhet te jete rasti i pare dhe i fundit qe QEVERIA DHE SHTETI FLE GJUME !
Per seriozitetin e masave qe duhet te marr urgjentisht shteti do te shikohet ne vazhdim !
Qeveri duhet te tregoj qe eshte profesionale !
Ndryshe do ta marr ferra Uraten !
Bandat kriminale shqiptare jane nje hap perpara shtetit ne drejtim tye profesional;izmit !
Ato luajne me Policine si macja me miun !