Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, si të dyshuar për grabitjen e 180 mijë Dollarëve disa ditë më parë në oborrin e hotel Sheraton.
Ata janë Marian Gjonpalaj dhe Albert Gjonpalaj, ndërkohë që po merren në pyetje nga grupi hetimor. Para disa ditësh, dy persona me 180 mijë Dollarë u grabitën para Sheratonit sapo dolën nga një Exchange.
Kanë qenë dy autorët që i morën nga dora paratë, qëlluan me shkelm njërin dhe prej tyre dhe u larguan me motor.
Po kështu, të arrestuarit dyshohet se janë të përfshirë edhe në tentativën e grabitjes së një banke në Tiranë, ngjarje e ndodhur më 7 prill të këtij viti në zonën e Kombinatit, ku autorët tentuan t’i merrnin 10 milionë Lekë shtetasit E.Alushi.
