Një grabitje me armë është shënuar sot në Berat. Sipas informacioneve të para, katër persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur një dyqan në afërsi të tregut industrial. Mësohet se nën kërcënimin e armës, ata kanë arritur të marrin një sasi parash në dyqanin në pronësi të shtetasit A.Z. Policia bën të ditur se pas ngjarjes ka arrestuar grabitësit Aleksandër Areza e Manuel Kakolli, të dy nga 18 vjeç dhe Elvi Gremi e Leonard Lama, të dy 21 vjeç.