“Ne kemi para me thasë, arrestimi i vajzës time është bërë vetëm për ta na zhvatur. Vajza ime nuk ka nevojë të vjedhë”. Kështu është shprehur babai i “Nikitës” së Fierit, Enkeleda Mwrka, e cila u arrestua dy ditë më parë, me akuzën e disa grabitjeve të kryera në rrugë, nën kërcënimin e një arme, që më pas doli se ishte lodër.
Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Hadil Merka, thotë nga Italia, ku jeton bashkë me të shoqen dhe vajzën tjetër se kësaj të fundit dhe të fejuarit të saj u është bërë presion në komisariat për të pranuar vjedhjet në bashkëpunim me Enkeledën.
Vajza e dytë e familjes Merka, 17 vjeç, dhe i fejuari i saj, po i të njëjtës moshë, janë lënë të lirë, ndërsa në burg ndodhet ende Enkeleda 27-vjeçare.
Sipas “Panoramës”, Enkeleda Merka është e divorcuar prej 3 vitesh dhe ka një vajzë 4-vjeçare, për të cilën po kujdeset këto ditë motra e vetme e Enkeledës. Shtëpia e bukur e familjes Merka ku po rrinë aktualisht 17-vjeçarja dhe 4-vjeçarja, ndodhet në rrugën “Mirëkuptimi”, në zonën periferike të Fierit, që quhet Mbrostar-Ferko.
Grabitje me pistoletë lodër, në pranga “Nikita” e Fierit
Grabitje në mes të Fierit, me pistoletë lodër. Nuk është fjala vetëm për një rast, por për disa të tillë të shënuar kohët e fundit. Por ajo që e bën akoma më të pazakontë këtë fenomen është fakti se grabitësja ishte femër dhe zgjidhte si pre të saj vetëm femra.
Një operacion i policisë së Fierit, i koduar Nikita, ka vënë në pranga Enkeleda Merkën, 27 vjeç, banore e Fierit. Sipas uniformave blu, vajza ka kryer të paktën tre grabitje nën kërcënimin e armës, e cila rezultoi se ishte lodër. Për të realizuar grabitjet, “Nikita” nga Fieri ndiqte një skemë të tillë:
Ajo dilte pasditeve dhe pikaste femrat që mbanin veshje dhe çanta të shtrenjta. Pasi i ruante pak kohë, ajo i ndiqte me makinën e saj BMW dhe përfitonte në ndonjë rrugicë qorre dhe pa shumë njerëz duke iu afruar me armën lodër dhe kërcënuar. “Më jep çantën ose të qëllova e të hodha trutë në erë”, ishin fjalët e saj, të cilat bënin gjithmonë efektin e dëshiruar, pasi viktimat kujtonin se ishin nën presionin e një arme të vërtetë.
Operacioni i policisë çoi dje pasdite në pranga tmerrin e femrave të qytetit të Fierit. Në cilësinë e provës materiale, asaj iu gjet dhe iu sekuestrua automjeti tip BMW, një palë dorashka, një kapuç dhe një pistoletë lodër.
i dashur gazetare ose gazetare nuk kuptoj se si ju vazhdoni dhe publikoni argumente qe skan te bej aspak me kete çeshje .. ku dihet shum mire se vajza ne fjal nuk eshte hajdute dhe nuk ka nevoj te grabise njerzite rugve sepse nuk i mungon asgje .. keto jan thjeshte shantazhe per familjen e vajzes ne fjal asgje tjeter