Nga Naun Kule
Ardenica pa memorie…!
Kompleksit arkitekturor të Ardenicës, ia grabitën memorien hisorike. Madje, më shumë se njëherë. Ndaj sot e kësaj dite i ka të mangët kujtesën dhe dëshmitë. Ia grabitën dhe i shkrumbuan në flakadanë të “paudhët e …Zotit” ?! Kështu kanë thënë dhe thonë ende, ata që janë fshehur dhe fshihen pas tyre. Në fakt, jo “të paudhët”, por të padashurit e shqiptarëve dhe të Shqipërisë…Ndaj sa herë gjendemi brenda apo përballë këtij kompleksi shumëplanësh, ngremë dhe ulim supet për sa e sa pyetje, për ta profiluar dhe ngritur në këmbë biografinë e lëvduar, shekullore të Ardenicës.
Ata që shpikin zotat për të fshehur krimin , sot e kësaj dite mashtrojnë të paditurit siç bënin murgjërit mesjetarë me popullatën analfabete të dy tri shekujve të shkuar. E pra, nga dora e “zotave,” e ka pësuar edhe Ardenica jonë. Vazhdojmë ta pësojmë edhe ne… Nga e njejta dorë e zezë e hajdutërisë mjerane e cila zgjedh, grabit dhe djeg siç ka bërë ndër vite edhe ndër simotra të Ardenicës tonë. Madje, shumë herët; që në fillesën e organizuar të kulturës së njerëzimit, siç shkruhet për Bibliotekën e famëshme të Aleksandrisë, (ku ruhej kujtesa e njerzimit-Bernard Shou )
Masakër kundër kulturës botërore, ndodhur në shekullin e tretë para Krishtit. Por kemi edhe shëmbuj të afërt në kohë dhe hapësirë, siç gjëmon historia e djegies së kishave të Voskopojës së famëshme apo ajo e manastirit të shen Naunit, në qytetin e Ohrit.
Thuajse të gjitha këto diegie “aksidentale” kanë një emërues të përbashkët; flakët përfshijnë e shkrumbojnë në pak minuta jo vetëm muret dhe çatinë e ndërtesave, por sidomos mijëra libra, kodikë e dokumente të herëshme, objekte fetare, veshjet e meshës, sende të çmuara floriri, dhuruar nga besimtrët, deri edhe “libra me kapak floriri”… Kur dëgjon a lexon për objekte të tilla, tepër të çmuara, nuk ka si të mos mendosh se preja e parë shtytëse e grabitjes dhe e përflakjes, për “zotat” hajdutë të këtyre pasurive kulturore, të kenë qënë pikërisht këto; sendet e florinjta të cilat, ruheshin me xhelozi, bashkë me sendet më të çmuara se ato; librat…!
Ardenica e “ kërrusur” nga pleqëria shurdhmemece…
Tek ngjitesh në kalldrëmin e gërryer nga koha dhe përballesh me portën e madhe të molisur të manastirit, ndjehesh mirë që erdhe gjer këtu, të shikosh e dëgjosh ngjarje, bëma dhe histori për të cilat ende shkruajnë dhe rrëfejnë. Kështu; gjersa futesh në oborrin e madh të qarkuar me avlli, shoqëruar nga të zotët e shtëpisë.
Por çfarë mëson, sheh a dëgjon vizitori në Ardenicën e sotme? Për të parë ka plot. Fushëpamja nga ky manastir, ngritur majë kodrës më dominante të Myzeqesë, rrëfen që aty detin dhe Tomorrin, Shpiragun dhe Apoloninë, Darësinë, Divjakën dhe Bashtovën.
Kurse krijimet e brendëshme të mjeshtërve, zografisjet e shumta të ikonogrfisë, skalitjet e gëdhëndjet në dru dhe gjurmët e lashta të historisë kombëtare, janë të shumta.
Po për të dëgjuar çka ke lexuar ndër libra apo rrëfyer nga të diturit për historinë qindravjeçare të këtij manastiri ortodoks, për bëmat dhe njerëzit që kanë kapërxyer këtë portë…(Eh, të kishte gojë e të rrëfente…!?)
Ndërsa e pyesim shoqëruesin tonë të sjellshëm, ky nxjerrë nga kanapeja një fletëpalosje, mballosur me foto të manastirit dhe…? Të gjithë e dimë se në botën e qytetëruar, në një kompleks arkitekturor e monument kulture si ky manastir, njerëzit do paguanin dhe mbanin radhë.
Mirëpo, tam-tamet e përsëritura të Ministrisë së Turizmit për vizitorët vendas e të huaj, nuk janë ngjitur ende në Ardenicë…I gjithë ky kompleks arkitekturor vazhdon të vuaj shurdhëmemecërin shekullore në një heshtje dhe plogështi pleqërie të thellë që po e çon në rrënim.
Kompetentët dhe përgjegjësit shpirtëror e shtetëror të tij, vazhdojnë ta bëjnë sehir. Madje, i kanë rënë aq shkurt sa në vend që t’ia shtojnë mjediset e vizitueshme dhe objektet me interes për vizitorin, e kanë përgjysmuar hapësirën brenda dhe jashtë manastirit duke e ndarë nga pjesa perëndimore e saj.Po të pyesësh për këtë katandisje të gjithë këtij “Monumenti kulture” i cili “Mbrohet nga shteti”, përgjegjësit e KOASH-it e kanë sajuar përgjigjen duke u justifikuar gjoja me praninë aty të murgjëve. Themi gjoja sepse në këtë manastir, murgjërit e këtyre dekadave të fundit, asnjëherë nuk kanë qënë asish që mund të mbanin peng gjithë këtë manastir.
Por, edhe nëse vërtetë do ishin murgjërit, aq më mirë për ata dhe të gjithë ne. Po ju kujtojmë murgjërve dhe përgjegjësve të tyre të sotëm, se në dy anët e manastirit të Ardenicës (veri dhe jug) gjenden dy parcela të mëdha të cilat, ende sot populli i quan “vreshti i Haxhi Llazit dhe vreshti i Agapit”. E pra, Agapi dhe Haxhi Llazi, dikur ishin murgjër të këtij manastiri të cilët, “punët e perëndisë” nuk i penguan fare të selitin dhe vjelin edhe nga një vreshtë…
Dihet gjithashtu se murgj e priftërinj ishin këtu edhe ata që ngritën e pasuruan edhe atë, “bibliotekën e begaçme” të këtij manastiri, pa u penguar fare t’u lëçisnin dhe përcillnin besimtarëve gjithë nomet e ortodoksisë.
Klerik i lartë dhe fort i ditur ishte edhe arqimandriti Nektor Terpoja i cili, pikërisht këtu, në bibliotekën e Ardenicës, studjoi dhe shkroi njërin nga librat e mirënjohur të kohës me titullin “Pistit”(Besimi) botuar në Venedik, më 1733. Ja pra, pse mendojmë se murgjit e manastirit, edhe po të ishin vërtetë, nuk humbasin por fitojnë nga gjallërimi dhe shpërfaqja e vlerave të manastirit dhe popullimi i tij me vizitorë. Përkundër këtij argumenti të paqënë, mendojmë se të tjera shkaqe pengojnë, izolojnë dhe mbajnë në heshtje kompleksin arkitekturor të Ardenicës…?!
Ditën ndryshe, e cila e prish heshturimën e përherëshme të manastirit, me përmasat e një festimi popullor, ky manastir e feston thuajse vetëm njëherë në mot, në fundprillin e çdo viti kur Shoqata A.K.”Myzeqeja”, mbështetur nga Ministria e kulturës apo pushteti vendor i Lushnjes e Fierit, organizon këtu veprmtarinë kulturore “Sofra myzeqare e Ardenicës” në nderim të kurorëzimit të Gj.K.Skendërbeut më 26 prill, 1451, me pjesëmarrjen e banorëve nga tërë Myzeqeja, shkollave dhe shoqatave të krahinës.
Për kundër kësaj, as festa fetare e përvitëshme, dita e shen Marisë, që shënohet në kalendarin ortodoks më tetë shtator, nuk organizohet më me vemëndjen e merituar, shoqëruar me panair, argëtim dhe shërbesa fetare e kulturore e cila, mblidhte të gjitha grupmoshat e banorëve këtej, shoqëruar edhe me tregtarë nga Fieri e Lushnja, Berati e Kavaja.
Ajo që të trishton më shumë është fakti se 5-6 kilometra në perëndim të Ardenicës, është edhe manastiri i Kolkondasit ku propaganda e grekomanëve ka sajuar si të shenjtë murgun antishqiptar Kozma Etolin.
Ditëvrasja e këtij murgu grek këtu ( dy shekuj e gjysmë më parë), kujtohet me një panair të përvitshëm ku vijnë përfaqësues të kishës greke, nga KOASH-i, Mitropolia, Athina e Janina. Paçka se në mes të Myzeqesë, greku antishqiptar “shenjtëruar”për të qënë aty si “gozhdë e Nasradinit”, feston, kurse Ardenica, hesht e harruar…!?
Njerëzit duhen nxitur dhe motivuar t’i njohin dhe vlerësojnë këto monumente të kulturës tonë kombëtare si trashigimi e praardhësve dhe pjesë e identitetit arbëror.
Pas një njohje të tillë, të gjithë këtu do të dinë, pse në këtë manastir bujtnin dikur aq shumë njerëz sa furrëxhiu i tij, Naun Bandilli, piqte bukë deri një kv miell në ditë?
Se ku ishin këtu klasat e shkollës me 200 nxënës, me gjuhë të dytë frëngjisht dhe me drejtor personalitete të tillë si Mësuesi i Popullit Jani Minga, Ikonom Kozma Dhima, etj.
Se ku dhe pse u projektua këtu nga qeveria e Zogut, një spital kombëtar dhe pse ai nuk u ngrit asnjëherë.
Pse pikërisht këtu Gj.K.Skëndërbeu zgjodhi të kurorëzoi martesën me Donikën, tek vinte si dhendër nga Kanina e Vlorës? Se, në cilat dhoma e mazgalla mbaheshin e shëroheshin këtu të sëmurët mendorë dhe si i kuronte ata mësuesi atdhetar Ikonom Dhima?
Se në cilat nga 50 dhomat e manastirit pushonin këtu për verim burrështetas shqiptarë si Karl Topia, Muzaka, Kurt Pashai i Beratit, studjuesit e huaj si Eduard Lieer, Karl Paç, Xhovani Lorenxoni, rusi Llazarjev, etj. Apo, kryepeshkopët e Shqipërisë Xhuvani, Kisi gjer tek Episkopi Irene Banushi? Ku ishte vendosur Biblioteka aq e dëgjuar e këtij manastiri dhe çfarë përmbante ajo…?
Kush e grabiti bibliotekën dhe e dogji Ardenicën…?
Ndërsa mblidhja materiale për të shkruar librin monografik “Rrëfimet e Ardenicës” (Tiranë, 1999), vura re se pas ngjarjes së kurorëzimit të martesës së Gj.K. Skendërbeut në këtë manastir (26 prill, 1451), ngjarja më interesante dhe enigmatike ishte ajo e grabitjes së bibliotekës dhe e djegies së Ardenicës.
Burrat e ditur të këtij kompleksi arkitekturor kanë shkruar, mbrojtur dhe njohur në jetëgjatësinë e shekullore të manastirit, jo vetëm kodikë, por edhe shumë libra të “çmuar me kapakë floriri”… të cilat, ruheshin e mbroheshin në të njëjtin vend me thesaret e manastirit si shufra ari, kodikë të hershëm, rrobe meshe, arte kristiane, letërkëmbime deri me firmën e Ali P.Tepelenës.
Dhurata të çmuara i vinin këtij manastiri edhe nga Lidhja “Miqtë e Ardenicës” e cila, mblidhte ndihma për shën Marinë e Ardenicës, përmes degëve dhe metoqeve të saj, jo vetëm në vëndet e Ballkanit por deri edhe në Vjenë (ku punonte një kandar për Ardenicën), në Hungari e Rumani, ku ndihmoi shumë kryepeshkopi i Transilvanisë(me origjinë shqiptare) Andrea Shaguna (1808-1873) me qëndër në qytetin Sibiu, një dijetar dhe ndihmëtar i shquar për shqiptarinë dhe ortodoksinë e kohës,(i shenjtëruar nga kisha rumune më 1970)
Por si ruhej dhe mbrohej e gjithë kjo pasuri e mbyllur në bibliotekën e manastirit? Cilët ishin rojet? Ku ishin ata natën kur grabitën dhe dogjën Ardenicën? (Platoni-Po rojet, kush i ruan…?)
Rojet e natës dhe gjithë ata që përcillnin përditëshmërinë e manastirit, ishin shërbenjësit brenda dhe jashtë tij. Kjo sepse biblioteka dhe gjithë pasuria e mbyllur në të, gjëndej brenda mureve (avllisë) së manastirit, ku mund të futeshe vetëm nga porta e madhe siç ndodh edhe sot.
Sigurisht, kjo nuk përjashtonte aspak ruajtjen e përherëshme brenda përbrenda manastirit.
Por manastiri, veçmas për bibliotekën (pra për “thesarin”e tij), kishte edhe një mënyrë tjetër kontrolli dhe ruajtje. Madje një mënyrë krejt të veçantë… Mbrojtësit e bibliotekës së manastirit të Ardenicës, ishin shtatë kryepleqtë e shtatë fshatrave të norijes përqark Ardenicës. Në një ditë të caktuar të çdo muaji, këta shtatë burra mblidheshin para derës hermetike të bibliotekës, ku shikonin vulat e tyre të dyllosura një muaj më parë. Kujdestari i manastirit ua sillte aty qitapin ku shkruheshin rregullisht proçesverbalet. Secili kryeplak, shikonte vulën e vet nëse ishte e paprekur apo jo dhe firmoste në qitap.
Nëse vula e njërit a më shumë ishin të prishura, do të thoshte se dikush ka hapur derën. Për këtë fakt, thirrej komisioni i posaçëm i përbërë nga avokati i manastirit, kujdestri i tij, mitropoliti dhe dy nga kryepleqtë që vulosnin. Në ditën e përmuajshme të ardhjes së kryepleqëve këtu, në sy të komisionit të mësipërm prej pesë vetësh, bëheshin edhe hyrjedaljet e prurjeve të ardhura për këtë bibliotekë, pasi shkruheshin dhe firmoseshin aty si prurje ose dalje në pasurinë e manastirit.
Në historinë e tij të gjatë manastiri i Ardenicës ishte rrezikuar disa herë nga djegiet “aksidentale…?”
Por gjëma u bë në shkurtin e vitit 1932, kur:
“…zjarri i një nate të tërë shkrumboi dhjetë dhoma të manastirit, nga 50 gjithësej, duke djegur edhe dhomën ku mitropoliti depozitonte teshat e meshës, me një dam afërsisht 8000 franga ari…”
(AQSH, fondi 204, dok. 17, viti 1932, faqe 67)
Kuptohet, dokumenti i kohës “vajton” më shumë djegien e teshave të shtrenjta të Mitropolitit se sa njerën nga “Bibliotekat më të begaçme në Ballkan” brenda së cilës, ishte depozituar dhe sistemuar me merakun e dijedashsve të shquar të kohës, kujtesa historike e disa brezave dhe burrave të ditur siç ishte këtu murgu piktor “Simeoni i Ardenicës”apo igumeni Feliks,i cili drejtoi ceremonialin e kurorëzimit të Gj.K.Skendrbeut, dijetari Nektar Terpo, ish profesor në Akademinë e Voskopojës etj.
Ja pra, a mund të mendohet se këta murgj, kallogjerë dhe dijetarë të shquar, shërbenjës civil a fetarë në këtë manastir ortodoks, nuk shkruan dot asnjë kodik, sidomos, nën shëmbullin e kolegëve dhe primatëve të tyre ndër kishat e Beratit ?
Mendojmë se me grabitjen dhe djegien e bibliotekës së Ardenicës, u zhdukën jo vetëm kodikë dhe libra të pazëvendësueshëm, por edhe dëshmi shumë të çmuara të kulturës dhe historisë shqiptare, siç ishte shpata që Gj.K.Skenderbeu i dhuroi igumenit Feliks në ceremonialin e kurorëzimit të martesës së tij.Kështu mund të themi edhe për dy letrat; “Bujurditë e Aliut për ortodoksit e Beratit dhe Myzeqesë, nga shumë i larti Vezir Ali Pashai,” dërguar nga Gjirokastra(1813) dhe nga Janina(1814) për “ndreqjen e manastirit të xha Kozmait”,në Kolkondas, doemos me firmën dhe vulën e Pashait;.(Libri “Shenjtëri të vjedhura” shkruar nga Naun Kule, Tiranë, 2015, fq.63-64)
Sipas italianit Xhovani Lorenxoni dhe kulturologut beratas, Llukë Karafili(Bardhyli), këta i kanë parë këto asete pasurore në bibliotekën e këtij manastiri, doemos para vitit 1932.
Po bibliotekën e Episkop Ireneut, kush e grabiti..?
Gjithësa shkruam më sipër, ishte vetëm për bibliotekën e herëshme(sa vet kjo qendër kulti ?) të manastirit të Ardenicës. Por ajo nuk ishte e vetme.
Veçse fatalisht, fundin e pati të njëjtë, humbjen (apo grabitjen…?),nga njerëz të panjohur; në drejtim të paditur…?!
Këtë bibliotekë e solli në Ardenicë kleriku i ditur, Episkop Irene Banushi (1906-1973), një klerik i përkushtuar, “njeri i ditur dhe me kulturë, nga një familje atdhetare”(Libri “Episkop Irene Banushi, martir i kishës…”nga K.Beduli, Tiranë, 2000, fq.15)
I internuar nga pushtuesit fashistë në kampin e antifashistëve në Redodensco (Mantovë-Itali)dhe pas Luftës së Dytë, i burgosur dy herë radhazi nga pushteti komunist më 1946 dhe më 1952; në vitin 1957 hirësia e tij u izolua për një periudhë dhjetë vjeçare në manastirin e Ardenicës.
Si vendas i këtyre anëve, me të ndjerin Petraq Z., të dy ishdrejtues të shkollave Libofshë e Ndërnënas, në muajin maj-1966, në një eskursion me mësues e nxënës në manastirin e Ardenicës, u njohëm me Episkop Ireneun dhe bujtëm në dhomën ku banonte brenda manastirit. Na gostiti me kafe(e bëri me pambuk e alkol), na dha nga një libër me autograf, nga biblioteka që mbulonte dy anët e murit, pasi na pyeti përse ishim diplomuar dhe ç’gjuhë të huaj flisnim. Por më shumë na “gostiti” me mirësjelljen e tij të përkorë, me bisedat dhe njohjet e shumta, sidomos për letërsi, libra dhe autorë.Si rioshë të asaj kohe, na shoqëroi gjatë sjellja dhe dituria e atij njeriu.
Gjithësesi, fatin tragjik të Episkop Irene Banushit sot e njohim. (Më 1967 u zhvesh si klerik dhe punoi deri në fund, në ndërmarrjet shtetërore të Lushnjes). Por askush nuk flet sot për bibliotekën e tij të pasur.Kush e mori ? Tridhjetë vjet më vonë-1997/98, kur shkruaja librin “Rrëfimet e Ardenicës” pyeta disa
njerëz që mund të kishin dijeni për këtë bibliotekë;
ish shefa dhe qeveritarë të Lushnjes dhe të qendrës, ishkolegë dhe njerëz të ditur të kohës.
Të gjithë ngrenë supet…?!
Kjo bibliotekë e pasur dhe tepër e vlefshme, duhet të gjendet nga institucionet përkatëse të MPB, të KOASH-it apo te autoriteteve vendore të Lushnjes, për t’iu rikthyer manastirit të Ardenicës si vlerë diturore e njerëzve që selitën, pasuruan dhe përcollën në shekuj emrin e mirë dhe bëmat kulturore të këtij manastiri ortodoks.
Ndërkohë, pritëshmëria e njerëzve përqark dhe vizitorëve nga larg të këtij manastiri, sa vjen e shtohet për t’ua rikthyer atyre gjithë bukuritë dhe vlerat e tij kulturore, duke e nxjerrë nga plogështia shurdhmemece e dy-tri dekadave të fundit.
Na thonë se KOASH-i ka një projekt për ndërtimin e bibliotekës së manastirit i cili pret prej disa vjetësh, “gjersa të gjenden fondet”.Mendojmë se jo fondet por dëshira e kompetentëve mungon…!?
Janë me dhjetra intelektualë, të krishterë dhe myslimanë, krijues dhe botues, brenda dhe jashtë Shqipërisë që, në përgjigje të thirrjes së Shoqatës A.K.”Myzeqeja”, kanë ofruar qindra tituj dhe ekzemplarë librash, të cilët, shtuar botimeve sistematike të KOASH-it, do ta plotësojnë dhe pasurojnë bibliotekën e këtij manastiri.
Gjithsesi, gjer në kohën e volitshme për të realizuar projektin në fjalë, mendojmë se mund të gjenden brenda manastirit (në rreth 50 dhomat e tij), dy-tri dhoma për të sistemuar fillimisht qindra libra dhe pse jo, edhe dy-tri dhoma ndenjëje e leximi, për të akomoduar thjeshtë dhe pastër, krijues dhe studjues të largët e të afërt të cilët, ende ia kanë zilinë shkrimtarit të shquar Jakov Xoxës, bujtjen për vite në një dhomë të ftohtë të manastirit të Apolonisë, ku studjoi dhe krijoi njerën nga kryeveprat e letërsisë shqiptare, romanin “Lumi i vdekur”.

Respekte Naun Kule per shqetesimet qe ngre.Ministria Kultures te nderhyje per ti shkeputur nga thonjte e Patrikanes greke te Tiranes objektet e Trashegimise se lashte kulturore te shqiptareve,si Manastiri i Ardenices,Kisha e Apolloni,Manastiri i shen Gjonit etj.
Patrikana greke e Tiranes mund te administroje shume,shume kishat qe ka ndertuar greku ne truallin tone keto 30 vjet te npushtimit grek te Kishes Shqiptare.
E drejte Demo po kujt ja thua!
Shtetaret tane jane bere breke e bythe tek manastiri i Kolkondasit me Janullen, a nuk e ke pare erion bracen e kruevezit Edvin pak vite me pare kur ekzaltohej per restaurimin e ketij manastiri te anti-,Shqipetarit shejtan kozma Etolit, ca u duhet ketyre Ardenica?! I bejne pelegrinazhe ketij se keshtu e do historia e re grekafone ashtu sic i kendojne edhe Ali pashe barbarit apo garantit te “shenjtorit te patriakanes” qe ne tokat e Arberve te bente c’te donte…edhe Ali pashes Sali maloku kerkonte ti sillte eshtrat ne Shqiperi qe qe nje pjese traperish nga krahina jone e Laberise ti beje homazhe, pamvaresisht se shkretoi Sulin,Himaren,Hormoven,Kardhiqin…
Gjithsesi, Respekt per Z. Naun Kule per problemin qe ngre,eshte nje pjese e trashegimise sone kulturore qe bastardet qellimisht e lene ne harrese, eshte edhe vendi i shenjte ku vuri kurore Heroi jone Kombetar Gjergj Kastrioti!
Kam mendimin se objektet e lashtesise shqiptare,,Trashegimia antike-mesjetare Iliro-Arberore duhet RESTAURUAR,jo sipas koncepteve te Europes Perendimore.
Mos kujtoni se keshtjellat,kishat,Amfiteatrot,Akuaduktet e tyre qe mahnitin vizitoret,kane qene gjithmone keshtu?????
Mjafton te kujtoj se Perandori i Frances Napoleoni i III,per 20 vjet punesoi njerezit neper gurore per te rindertuar keshtjellat dhe kishat e rrenuara mesjetare.
U rindertuan mbi rrenojat,,Sot i ke ME CATI PREJ PLUMBI,,Te bplota,te vizitueshme.
Edhe Koloseum nuk ka qene i plotesuar keshtu siu duket sot.Me guret e kollonat e rrezuara u plotesua Fasada Perendimore,U rindertua Harku i pjeses Jugore me tulla model antik,sepse kishte rrezik te rrezohej i gjithe.U vendosen Plinta thelle ne themelet qe mbajne gjithe Strukturen.Keto punime u kryen nga Specialistet e Musolinit dhe ne vitet 50.
Ne I KEMI LENE NE MESHIRE TE FATit.
Pse nuk rindertohet Bazilika e Famshme e Bylizit,nje veper historike me permasa Ballkanike?
Pse nuk rindertohen Bazilika Paleokristiane e Linit?
Te rindertohen TE PLOTA ASHTU SI KANE QENE.
Ku do t`i gjeje ministria e kultures parate?
Po ja,,nga 200 miljone euro qe po i xhvat buzhetit te shtetit Koncesionari i Veglave te rrojes te sallave te kirurgjise,,,t`ja marri shteti 10% ne forme taxe,,se nuk behet qameti,,,Nje Hajdut i shtetit eshte Ilir Rrapaj,,NUK I KA TE VETAT.
Edhe koncesionares se analizave te shurres Vilma Nushi,,tui mbaje shteti 10% nga 140 miljard qe i vodhi buxhetit te shtetit me Analizat e shurres,,u bene 20 miljon Euro.
Me 20 miljon euro restaurohen te gjithe manumentet e Shqiperise.