Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me tre grabitjet e ndodhura një ditë më parë në qytetin e Korçës.
Gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës, tre biznese ranë pre e grabitësve, ku në dy prej tyre është arritur të merren shuma të konsiderueshme parash.
Nga hetimet në vendngjarje, mësohet se policia ka gjetur gjurmë gishtash. Duke u nisur nga kjo, i është kërkuar çdo punonjësi të këtyre bizneseve që të depozitojnë gjurmët e gishtave në polici.
Sakaq, policia ka sekuestruar edhe filmimet e kamerave të sigurisë së bizneseve, për të parë nëse ka patur lëvizje të dyshimta të mjeteve.
s.a/dita
