Pandemia Covid -19 e rriti në rekorde numrin e personave që humbën jetën në vitin 2020, por sipas të dhënave të INSTAT një pjesë e madhe e tyre ndodhen në ambientet e shtëpive dhe jo në spitale.
Në krahasim me mesataren 2016-2019 vdekjet në shtëpi u rritën me 28% më 2020, ndërsa vdekjet në spitale u rriten me 60 për qind, ndërkohe që shihet të kenë rënë në mënyrë të dukshme vdekjet në vende të tjera si rrugë etj.
Në vitin 2020 në ambientet e shtëpive humbën jetën 20.784 persona raportoi INSTAT me një rritje 31.7% në raport me vitin 2019, ose 5,011 persona më shumë. Pjesa më e madhe e fataliteteve në shtëpi kanë për shkak pandeminë Covid-19, pasi shumë persona vendosën të trajtohen në shtëpi, për shkak të mosbesimit te sistemi si dhe mbingarkesës në spitale.
Të dhënat mbi vdekjet shtesë në spitale tregojnë se, ato ishin më të larta se, raportimet zyrtare. Nga marsi deri në fund të dhjetorit 2020 nga të dhënat zyrtare u raportuan 1,181 vdekje nga Covid-19, por gjatë kësaj periudhe vdekjet shtesë në spitale ishin 2,083 ose 76 për qind më të larta se vdekjet zyrtare të raportuara nga Covid-19.
Nga ana tjetër jetët e humbura jashtë shtëpisë dhe spitaleve pësuan rënie për shkak të pandemisë, për shkak të masave kufizuese. Në vitin 2020 në vendndodhjen “tjetër” përveç shtëpisë dhe spitaleve humbën jetën 547 persona më një rënie 67% në raport me mesataren 2016-2020. Kjo kategori përfaqëson aksidentet rrugore dhe të tjera, të cilat ishin më të ulëta në numër për shkak se pandemia i kufizoi se tepërmi lëvizjet vitin e kaluar.
Sipas INSTAT, 9% e totalit të fataliteteve në vitin 2020 erdhën nga sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes, duke e bërë Covid-19 zyrtarisht sëmundjen e tretë më vdekjeprurëse në vend pas qarkullimit të gjakut dhe tumoreve.
Vdekjet në shtëpi u rritën më shumë në Lezhë, Shkodër e Tiranë
Lezha (+45%), Tirana (44.7%), Shkodra (38.2%) dhe Elbasani (38.1%) janë katër qarqet që kanë shënuar një rritje më të lartë të jetëve të humbura në shtëpi. Lezha dhe Shkodra janë dy qarqet me humbjen më të madhe të jetëve në raport me popullsinë, duke rezultuar më të goditurat në vend nga pandemia e Covid-19.
Rritja e fataliteteve në shtëpi ishte më e ulëta në Vlorë (16.8%) dhe Korçë (18.7%). Në institucionet spitalore, rekordi i rritjes së jetëve të humbura u konstatua në Elbasan (+50.4%), Fier (+42.7%) dhe Tiranë (+40.1%), sipas Monitor që citon INSTAT.
n.s. / dita



Pse shumica zgjodhen shtepine edhe pse te semure me COVID?
Thjeshte fare, se atje ne siptal gjithcka blihet, gje qe behet edhe ne shtepi. Dhe me kryesorja, nga dritaret e spitalit zgjodhen vetvrasjes njo 1 e 2, por 5 te semure te tmerruar nga ajo e famshmja “Shendetesi falas” e mbetur ne tentative.
Po te kishin shkuar ne spital ishte bere nami…as stadiumet nuk do dilnin…nda krenohet Skenderbeu …..