GRAFIKU: Po shtrenjtohet gjithçka dhe do vijojë! Në krye janë ushqimet, sa po na kushton jetesa, krahasuar me një vit më parë

J L

 

Rritja e çmimeve në vend nuk duket se ka të ndalur. Nga fillimi i shkurtit, çmimet e karburanteve u rritën sërish edhe me 8 lekë për litër, duke arritur nivele rekord, teksa po i afrohen 200 lekëve për litër.

Kjo rritje ka sjelle efekte zinzhir. Në muajt e fundit të vitit 2021 dhe fillim të 2022, familjet shqiptare pothuajse çdo produkt po e blejnë më shtrenjtë. Në dhjetor, inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve të një shporte bazë mallrash, arriti në nivelin më të lartë të dekadës prej 3.7%.

Grafiku tregon se shtrenjtimi i çmimeve për pjesën më të madhe të produkteve në dhjetor 2021 ishte shumë më i lartë sesa e njëjta periudhë e një viti më parë.

Buka dhe drithërat kushtojnë 6.3% më shtrenjtë, mishi kushton 3.3% më shtrenjtë, frutat i blejmë 11.3% më shumë, zarzavatet dhe patatet janë 11.7% më të shtrenjta. 3.8% më të shtrenjta janë edhe qumështi, djathi dhe veza.

Edhe në kafe e restorante paguajmë 3.5% më shumë.

Shtrenjtim të ndjeshëm kanë shënuar “Shërbime ndaj mjeteve personale të transportit” (+13.6%), “Transporti” (+9%), “Vajra dhe yndyra” (+9.4%), “Sheqer, reçel, mjaltë, shurup, çokollata, dhe ëmbëlsira” (+5.6%).

Më shumë duhet të paguash edhe për komunikimin (+3.3%). Edhe për argëtim e kulturë duhet të paguajmë 4.2% më shumë.

Nga 63 grupe dhe nëngrupe që raporton INSTAT, 57 janë bërë më të shtrenjta.

Sipas Bankës së Shqipërisë, gati gjysma e inflacionit ndikohet nga çmimet e importuara, ndaj një rritje e tyre në Eurozonë, ku bëjnë pjesë partnerët kryesorë të vendit vijon ta ndikojë negativisht edhe Shqipërinë.

Edhe faktorë të brendshëm pritet të vijojnë të ndikojnë negativisht, si rritja e kostove të prodhimeve bujqësore nga ngricat dhe ndryshimet fiskale.

Në peshën e shpenzimeve, ushqimet dhe pijet në Shqipëri zënë rreth 42% të totalit, më e larta në Europë, që e ka mesataren rreth 13%), ndaj shtrenjtimi i ushqimeve ndihet fort në buxhetet familjare.

Rritje të re do sjelli edhe vendimi për rritjen e çmimit të energjisë për rreth 7400 biznese që ka filluar në janar. Këto subjekte do e blejnë energjinë pothuajse dyfish, çka do transmetohet te kosto e produkteve të tyre për konsumatorin final.

Shiko këtu GRAFIKUN

j.l./ dita

Share This Article
4 Comments
  • Drejtësia vonon por nuk harron.Më në fund u kujtua Zoti edhe për ne.Ngrihuni qytetarë dhe përmbysni hajdutët e rilindjes se ne katundarëve na ra bretku në punë,edhe për ditë festash punojm,nuk kemi koh as për të hëngër bukë e megjithatë me zor mbajmë familjen.Rinia katundare ja ka mbath jasht Shtetit,s’ka kush të punojë, nëpër ara sheh vetëm pleq.Shqipria po jep shpirt.

  • Piktori kinse arsyeton,se rritjen e cmimeve,te supergjobave,te pagave,te pensioneve nuk e kontrollon!?Si ekonomiste i vjete po i drejtoh kete pyetje piktorit:”Po shteti cfare pune ben,ne nje kohe qe nuk merret me mbjellje,por vetem me administrin te taksave e supergjobave!?

  • Nuk janë ushqimet ato që janë rritur më shumë. Më shumë janë rritur imputet bujqësore.
    Nëse ushqimet dhe të tjerat janë rritur nga 20 deri 50 %, plehrat për bujqësinë janë rritur 300 %. Verifikoni….

  • Fermer nga Lushnja, me gjithëse u la pa brek e bythjashtë me ngritjen e çmimeve, në 6 mars prap ju do të votoni për Edi Ramën (PS nuk ekziston më) ose ju do të votoni për atë që u shan periodikisht “Nuk jamë baltë e kënetave të Myzeqesë unë por gur stralli i Skrapari” të Shtëpisë së Liri Berishës – Metës plus bajgën Nard Ndoka.

    Bëhuni grusht o fermer, mos votoni për treshen e hales së kusarisë, krimit dhe korrupsionit Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama. Votoni në 6 mars për atë që pretendon se ka dalë nga kjo hale, Lulzim Bashën të paktën taktikisht për ti dhen një grusht turinjve treshes së flliqur pamvarsisht se edhe unë nuk i besoj PD së Lulzim Bashës për më tepër kur shikoj deklamimet theatraleske hipokrite të Alibejasit që pozon si një aktor mediokër para kamerave me një zë të shtirur dhe jo natyror që po të ishte aktor sikurse shtiret, regjizori do ta përzinte me ceremoni nga skena, vetëm për deklamimin artificial duke u fryrë dhe gufosur zërin, për të shpëtuar çfaqjen nga dështimi.

    Votoni o fermer kundër Edi Ramës dhe patronazhistëve të tij agrobiznesmenë që po u rjepin pa mëshirë, more votoni edhe për kandidatin e Lul Bashës e përsëris, taktikisht se zgjedhje të pjesëshme janë, dhe, vitin tjetër mund ta hiqni përsëri atë nga kryetarllëku i bashkisë së Lushnjes përndryshe do t’ ju mar lumi me horrat e Edi Ramës, nuk paskin të ngopur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *