Një grafit është vizatuar në një mur në kryeqytet, por autorëve u ka shkaktuar arrestimin.
Katër të rinj janë ndaluar nga policia e Tiranës, pasi kanë pikturuar kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha me armë kallashnikovë në duar.
Vizatimi u bë në rrugën Myslym Shyri në formë proteste për 21 Janarin. Nuk ka ende një shpjegim me çfarë akuze u shoqëruan në komisariat Klodi Leka, Stavro Çina, Isa Myzyraj dhe Albina Ruko.
Ata po mbahen në komisariatin nr.3 në Tiranë. Në anë të grafitit ishte shkruar: “21 Janar ka përditë”. /Dita/
