Aplikacioni i parë në botë që mban nën kontroll diabetin

Leda Hysa

Aplikacioni i parë shëndetësor në botë mund të monitorojë nivelet e glukozës tek njerëzit pa pasur nevojë që të shpojnë lëkurën.

Ky zbulim i ri është përshkruar si “graili i shenjtë” në kujdesin ndaj diabetit.

Aplikacioni Epic mund të zbulojë gjithashtu nëse njerëzit mund të zhvillojnë diabet dhe duhet të bëjnë ndryshime në mënyrën e jetesës për të parandaluar këtë sëmundje.

Përdoruesit do të kenë mundësi të zbulojnë se si lloje të ndryshme të ushqimeve ndikojnë në trup, për shembull, një kanaçe me coca-cola mund të rrisë nivelet e sheqerit ose rrahjet e zemrës, apo nëse një pjatë me brokoli mund të ulë tensionin e gjakut.

Ai do të mund gjithashtu të monitorojë nëse stërvitja apo suplementet ndikojnë tek statistikat më të rëndësishme shëndetësore.

Si funksionon ky aplikacion?

Përdoruesit duhet vetëm të vendosin majën e njërit gisht mbi lentet e kamerës në telefonin inteligjent.

Aty shkrepen një sërë imazhesh të cilat tregojnë informacione të sakta mbi rrjedhjen e gjakut të përdoruesit. Këto dërgohen pastaj në cloud ku analizohen nga mjekët dhe dërgohen të dhëna të rëndësishme mbi shëndetin, nga ritmi i zemrës, deri tek temperatura apo tensioni i gjakut.

Zhvilluesit e këtij aplikacioni thonë se do të mund të shkarkohet falas në telefonat Android dhe iOS nga fundi i këtij i viti.

Një tjetër risi e këtij aplikacioni është se përdoruesit do të kenë mundësi të matin nivelet e rezistencës ndaj insulinës në një mënyrë tërësisht jo-invazive, për të përcaktuar nëse janë pre-diabetik (domethënë nëse rrezikohen nga diabeti). Për këtë aplikacioni Epic mat variacionet tek pulsi i përdoruesit, që është i lidhur me përqendrimin e glukozës në gjak. Sipas zhvilluesve të këtij aplikacioni, ai është më pak i ndërlikuar dhe më i saktë se mënyrat e tjera të monitorimit.

“Aplikacioni përdor një protokoll të thjeshtë që nxit përdoruesin të kryejë një test jo-invaziv dhe kështu mund të marrë informacione të rëndësishme në mënyrë sistematike”, thotë Dominic Wood, shefi ekzekutiv dhe themeluesi i aplikacionit Epic Health.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *