Gramoz Ruçi kandidat për President? Ja si përgjigjet Balla

J L

Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përjashtuar mundësinë që Gramoz Ruçi të jetë kandidat për President, edhe pse emri i tij është përfolur ditët e fundit.

“Kini parasysh diçka që Gramoz Ruçi në 12 qershor e ka dhënë përgjigjen e vetë të qartë për këtë çështje”, tha Taulant Balla në emisionin “Opinion”.

Ndërsa i pyetur nëse opozita bojkoton votimin, a do të jetë procesi i cënuar, Balla u shpreh se Partia Demokratike është me e ndëshkuara nga bojkotet.

Ai i bëri thirrje të gjitha palëve politike që të marrin pjesë në votim, edhe sikur të votojnë kundër.

“Partitë politike kanë reflektuar nga bojkoti dhe askush nuk përfiton. Ata që janë ndëshkuar nga bojkoti është PD. Apeli im është pjesëmarrja dhe shprehja me votë. Le të vijnë të votojnë edhe kundër”, u shpreh kryetari i grupit parlamentar të PS.

j.l./ dita

Share This Article
4 Comments
  • Si e ndjeva, gjithmone edhe me nuhatje provokuese, dy jane kandidaturat me serioze: Majlinda Bregu dhe Dvorani. Majlinda ka nje probleme me bisnesmenin italan ne Vlore dhe do fillojne ta pergojone ose mund te behet dhe çeshtje e prokurorise, ndersa Dvorani ka marre dhe nje titull serioz nderkombtar qe e ngre ne nivele shume te larta per kohen, veç seriozitetit dhe kompetences juridike qe ka per ate vend. Une do te isha 100% per Dvoranin. Edi Rama mund te beje surpriza si e ka ai midene, kjo eshte pune e atij dhe ai s’pyet njeri deri sa u vuri perballe socialisteve Mitat Frasherin apo gruan e Ahmet Zagollit, sepse per vorrezat e deshmoreve s’flase dot: atje i kane bere bashke ata qe i vrane dhe ata qe kane vrare dhe s’jane me te deshmoreve, por vorrezat “sallate ruse”. I keni pare dhe ata veterane fakira qe kane ngelur , shkojne me nga nje tufe trendafila dhe te menduar, ti vendosin apo jo! Nje poshtersi per luften dhe ata qe sakrifikuan jeten qe te hane e vjedhin po edhe te vrasin keta sot! Sot historine ta shkruajne pushtuesit dhe pronaret e bordellove. Fatkeqesi kur e shikon veten te pafuqishem per te mbrojtur jeten, dinjitetin dhe familjen tende ne shtepine tende! Kete situate krijoi politika e soteme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *