Kryetari i parlamentit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ka mbajtur fjalën e hapjes së punimeve të sesionit të ri parlamentar.
Ai tha se Kushtetuesja do të bëhet funksionale këtë sesion dhe se ndryshimet kushtetuese që janë arritur nuk ishin hile e shumicës.
“Kuvendi i Shqipërisë i hapi rrugë edhe opozitës jashtëparlamentare të marrë pjesë në disa çështje me rëndësi, gjithmonë duke pasur parasysh interesat e shqiptarëve. Edhe marrëveshja e 5 qershorit garantoi gjithë-përfshirje.
Ndryshimet Kushtetuese për sistemin zgjedhor, ishin jetësim i forcës së parlamentarizmit dhe i vullnetit të shumicës të shqiptarëve. Kuvendi iu hapi rrugës këtyre ndryshimeve, të bindur se gara është më demokratike.
Gjykata Kushtetuese duhet të bëhet funksionale, duke nisur nga janari i 2021”, – tha kreu i Parlamentit.
a.t. / dita

Aman jo o Gramoz, se kishim merak se mos na ngeleshin interesat tona si shqiptare pa u plotesuar.
Shteti karagjoz nuk ka brirë, por fytyrën e përmbajtjen e shtetit tonë.
Ndërkohë që Gjykatën Kushtetuese e mban të mbyllur, se medemek ska njerëz, dy gjykatës shqiptarë që shërbyen në gjykatën e Strasbourg rrinë rrugëve (dmth në punën e tyre).
Një shtet normal, i përgjegjshëm dhe me dinjitet do ti ofronte automatikisht pa garë vendin më të parë vakant në Gjykatën Kushtetuese. Aq më tepër në kushtet e sotme kur nevoja për atë gjykatë është e madhe dhe ka vënd për të dy zotërinjtë që shërbyen në Strasbourg!
Ja një zgjidhje e shpejtë dhe dinjitoze për zhbllokimin e Gjykatës Kushtetuese!
I lëmë të gjitha të tjerat, por shteti do nderonte veten më së pari duke vlerësuar burimet njerëzore që shërbyen në emër të tij në gjykatën më të lartë të Europës.
Ah po harrova, se di çmendojnë Ambasadat për këtë punë!
#reformë
Ne fakt, sa te jete ne krye te opozites “Trusti i Geshtenjave dhe Boronicave te Tropojes”, Gramoz Ruci mund te zgjidhet “President i Republikes” dhe te firmose e vulose per nje 10-vjecar tjeter..