“Gramoz Ruçi prej kohësh nuk është kryetar Kuvendi”

DITA Online
Deputetet e PS, Gramoz Ruci dhe Taulant Balla, gjate nje seance parlamentare, ku eshte bojkotuar nga deputetet e opozites pas rrezimit te kerkeses per intepretim nga Gjykata Kushtetuese te mandatit te deputetit socialist, Rakip Suli./r/n/r/nLawmakers, Gramoz Ruci dhe Taulant Balla, during a parliamentary session.

 

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, zbuloi sot një tjetër arsye se pse opozita kërkon dorëheqjen e Gramoz Ruçit si kryetar Kuvendi.

Në një dalje për mediat, Vasili tha se Ruçi prej kohësh ka një kryetar Kuvendi plotësues.

“Ne jemi të prerë që seanca e fundit në parlament për zgjedhjen e prokurorit ishte një seancë që shënonte fundin dhe fillimin e kapjes prandaj dhe opozita ka kërkuar largimin e kryetarit të Kuvendit, zotit Ruçi. Një kërkesë legjitime pasi kryetari i Kuvendit prej kohësh nuk i ushtron më këto funksione.

Kryetari i Kuvendit sot ka një kryetar Kuvendi plotësues, atë të vërtetin që është Taulant Balla. Në këtë rrethanë që e kemi këtë kryetar plotësues, le të bëhet duke ikur Gramoz Ruçi”, tha Vasili që sakaq shtoi se “Taulant Balla ka kohë që e bën këtë detyrë, e ka bërë mirë me përkushtim, ka justifikuar të gjitha pacipësitë që bëhen në sallën e parlamentit, të gjitha paligjshmëritë, të gjitha rrënimet e procesit ligjor në emër të integrimit europian që nuk mund të ndodhë kur në kuvendin e Shqipërisë hyn Garda dhe rrëmben deputetët. Ne jemi këtu që ta mbështesim këtë dorëheqje, pasi ky kryetar plotësues, pionier i zellshëm dhe qesharak ta kryejë si duhet dhe të mos ta vërë më në atë pozicion qesharak kryetarin e Kuvendit që pa folur fjalën e parë merr përkthimet përkatëse të partisë nga ana e Taulantit dhe korrigjimet që mund të bëjë në mënyrë sistematike”.

Vasili ndër të tjera theksoi mbështetjen e LSI-së për reformën në drejtësi dhe integrimin.

Mbështesim reformën në drejtësi, hapjen e negociatave me BE dhe kemi mbështetur dhe do të mbështesim të gjithë reagimin e fortë qytetar që kulmon në 27 janar por nuk është i vetmi. Asnjë kompromis me antishtetin, shtetin e mafias që rikthen drejtësinë e para viteve ’90 ku qytetari ishte hiç para shtetit. Ky sesion që sapo hapet do të shënojë hapjen e një fronti të gjerë pa kompromis për vendosjen e shtetit të së drejtës”, tha Vasili.

 

Share This Article
7 Comments
  • Po e tha Petrit Vasili, besojeni. Besojeni kryetarin e LSI vetem per nje muaj, pastaj kur qau vajza e vogel e Monikes e ju ankua babait se “po lsi-ne..” (se Iliri do behej president) atehere menjehere shkarkohet Petriti dhe familja Kryemadhi-Meta merr perseri partine me çizme.

  • Boooooooo doli perseri ky servili plak. Or langaraq Vasal Sorra po ku te pjerdh Gramoz Ruci ty mor plere e jargavitur,,,,,,,,Kur do vine zgjedhjet e tjera qe mos shofim me palaco pleq servila si puna jote,se ju ceta e Like Babes me 40 hajdute ta keni te sigurte qe nuk merrni asnje deputet. Prandaj nuk doni ti digjni mandatet ju ,se e dini ku e keni vendin. ,,,,,,,,,, Degjenerata ,,,,,,,

  • Politikan më gomar se ky Petrit Vasili , mund të jetë vetëm Flamur Noka dhe askush tjetër nuk e konkuron dot !

  • Petrit Vasili ! A e di si me dukesh Ti, si kalkajxhi ! Ik more
    njeri i diskretituar,individe si Ti nuk kane asnje grime mo-
    rali qe te dalin para publikut shqiptar dhe te ndezin ndje-
    njat e tij per t’u ngritur ne “revolucion” qe predikon kerrma
    politike e Vicidolit qe ne vend qe te ishte ne katakumben
    e 313 apo ne burgu e ri ne theth kundermon me eren e
    peshtire- shurre e mut – parlamentin shqiptar. Dita kur keta delikuente te lindur ne gen te japin llogari para drej-
    tesise dhe t’u konfiskohet pasuria,atehere ne porten e
    Shqiperise do te shkruhet: ” Erdhi dita e Clirimit Perfundimtar te Clirimit te Shqiperisr” ! E thashe…,!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *