Gramsh, 23-vjeçarja tenton të vrasë veten duke konsumuar detergjent

Dita

E reja tenton t’i japë fund jetës duke pirë detergjent, familjarët ndërhyjnë në kohë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gramsh.

Sipas policisë, shtetasja A.Ç., 23 vjeç., rreth orës 20:00 të mbrëmjes ka pirë një sasi të madhe detergjenti.

Familjarët e dërguan me shpejtësi në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në banesën e 23-vjeçares ka shkuar grupi hetimor për të zbardhur shkaqet që e detyruan t’i japë fund jetës.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *