Gramsh, adoleshentja plagos gruan shtatzënë, arrestohet

redaktor

Seksioni Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit bëri të mundur arrestimin në flagrancë të të dyshuarës Kristiana Ibro, 18 vjeçe, banuese në lagjen “Xhile Liçi” të Gramshit. Gjatë një konflikti për motive banale, të dielën, ka goditur me sende të forta 21-vjeçaren Xh. Ç., banuese po në Gramsh, e cila ka qenë shtatzënë, duke i rrezikuar jetën e saj dhe të fëmijës. E dëmtuara u dërgua menjëherë në spitalit rajonal Elbasan, në shërbimin Obstetrik-Gjinekologjik, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. E dyshuara akuzohet për “plagosje e rëndë me dashje”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *