Gramsh, moti i keq bllokon 9 fshatra, pezullohet edhe mësimi

redaktor

Reshjet e dendura të shiut kanë bllokuar 9 fshatra në komunën Kukur në Gramsh, pasi rrugët janë bërë të pakalueshme, si pasojë e rrëshqitjes së dherave. Kreu i komunës Kukur, Luan Kokla, kërkon ndërhyrjen e qarkut për zhbllokimin e rrugëve, pasi komuna nuk disponon mjetet e duhura për të normalizuar situatën. Kryekomunari shton se është pezulluar mësimi në 6 shkolla në fshatrat e komunës Kukur, pasi mjetet e transportit nuk kanë funksionuar për shkak të motit të keq.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *