Gramsh/ Përmbyset autoboti, evitohet shpërthimi

Leda Hysa

Një autobot gjigant me targa turke është përmbysur ditën e djeshme në fshatin Mashan të Gramshit, ndërsa drejtuesi i autocisternës ka shpëtuar.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e repartit të Zjarrfikëses të cilat kanë evituar shpërthimin e cisternës.

Në vendngjarje shkoi edhe policia e cila ka kryer veprimet përkatëse dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Sipas hetimeve të para dyshohet se shkaku ka qenë humbja e ekuilibrit të autobotit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *