Gramsh, punonjësit e HEC-it Devoll, protestë për pagesat

anazapta

Punëtorët e HEC-it të Devollit kanë dalë në protestë për shkak se janë të pakënaqur me pagesën e firmës. Këta punëtorë kanë ndërprerë punën mëngjesin e djeshëm, për shkak të kontratave me firmën. Sipas tyre, firma nuk iu paguan orët shtesë të punës. Ata thonë ndër të tjera se gjatë punës kanë ndodhur aksidente të rënda. Inspektoriati i Punës në Elbasan ka nisur inspektim në HEC-in e Devollit. Egliver Laloshi deklaroi se, “jemi në mbrojtje të drejtave të punonjësve, orët jashtë orarit duhet të paguhen. Në raste shkeljeje, do merren masa ndaj firmës”.

 

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *