Një 21-vjeçar mbeti i plagosur rëndë pasi u godit aksidentalisht nga traktori me të cilin po punonte tokat në fshat. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në fshatin Zgjubë, kur policia mori informacion se është vetëaksidentuar duke punuar në tokën e tij me mjetin traktor pa targa dhe pa leje drejtimi, R. M., 21 vjeç. I dëmtuari u dërgua fillimisht në spitalin e Gramshit dhe më pas është dërguar për mjekim më të specializuar në spitalin Ushtarak Tiranë, pasi kishte trauma të rënda.
