Dy automjete janë bllokuar pasditen e djeshme në mes të lumit Kukur në Gramsh, ku prurjet janë shtuar në mënyrë të menjëhershme për shkak të shirave të dendur. Mësohet se mjetet fuoristrada, po kalonin përmes lumit, por prurjet e shumta e kanë bërë të pamundur daljen në anën tjetër të lumit. Njëra nga makinat e bllokuara është me targë AA649AK, ndërsa targa e makinës tjetër mësohet se ka qenë e huaj. Në mjete udhëtonin të paktën 10 persona që kërkuan ndihmën e policisë. Pas më shumë se dy orësh pasagjerët janë nxjerrë nga rreziku.
